Von Cramon: Serbia është shumë larg BE’së

  • A.P /
  • 18 February 2026 - 12:45
Von Cramon: Serbia është shumë larg BE’së

Ish raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, përmes një postimi në rrjetin social ‘’X’’, ka vlerësuar se Serbia është ‘’shumë larg’’ anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Von Cramon, ka shtuar edhe se, me përjashtim të Bjellorusisë e Azerbajxhanit, asnjë vend tjetër vend tjetër s’është më larg anëtarësimit në BE se sa Serbia.

‘’ Para se të flasim aktualisht, në rastin e Serbisë, për anëtarësim apo për opsion vetoje, duhet të ndodhin ende shumë, shumë gjëra. Vendi aktualisht është po aq larg nga një anëtarësim real sa pothuajse asnjë tjetër (me përjashtim të Bjellorusisë dhe Azerbajxhanit). Nuk kam shkruar se ata janë “kandidatë”. Thjesht kam vënë në dukje se nuk mund të jesh shumë më larg anëtarësimit në BE sesa Serbia. (Nëse i lëmë mënjanë shtetet e përmendura.)’’, ka shkruar ajo.

Këto komente, von Cramon i ka bërë në një replikë që ajo i ka bërë gazetarit të gazetës gjermane “FAZ” Michael Martens, i cili ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë ‘’mesazh’’ se Serbia do të ishte e gatshme që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian edhe pa të drejtën e vetos. 

(Kosova Sot Online)