Familjarët që qëndrojnë pranë pacientëve në QKUK tani duhet të paguajnë
Familjarët që qëndrojnë pranë pacientëve në Klinikën Qendrore Universitare të Kosovës (QKUK) tani duhet të paguajnë 3 euro për çdo 24 orë qëndrimi, pavarësisht moshës apo statusit financiar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Tarifa aplikohet edhe për pensionistët dhe për raste kur prania e familjarit është e domosdoshme për kujdesin e pacientit, veçanërisht për të moshuarit ose ata me gjendje të rënduar shëndetësore.
Kjo pagesë e përditshme mund të krijojë barrë financiare për familjet, sidomos kur trajtimi spitalor zgjat disa ditë apo javë.
(Kosova Sot Online)
