Spiropali pas takimit me Osmanin: E forcoi marrëdhënien e Kosovës

  • A.P /
  • 25 February 2026 - 15:00
Spiropali pas takimit me Osmanin: E forcoi marrëdhënien e Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali e ka vlerësuar angazhimin e presidentes Vjosa Osmani në “forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me komunitetin ndërkombëtar”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Pritja nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me vlerësimin për angazhimin e saj në forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me komunitetin ndërkombëtar, në veçanti me partnerët strategjikë, SHBA-në dhe vendet e BE-së”, shkroi ajo në Facebook pas takimit në Presidencë në Prishtinë.

Spiropali tha se ia rikonfirmoi asaj “mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës”.

“Pas vendimit per heqjen e masave kufizuese, është momenti që BE të vendosë pa vonesë dhënien e statusit kandidat për Kosovën”, shkruan ajo.

“Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen aktive për subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe do të vijojë angazhimin diplomatik për anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare dhe avancimin drejt BE-së e NATO-s”, shton Spiropali.

(Kosova Sot Online)