Njihuni me parashikimin e motit për sot
Ditën e enjte në Kosovë pritet mot kryesisht me vranësira, me intervale të shkurtra me diell, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në disa zona vranësirat mund të sjellin riga të lehta shiu.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 5°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 11°C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)
