Rutte: Irani është afër të bëhet kërcënim për Evropën

  • A.P /
  • 05 March 2026 - 14:15
Rutte: Irani është afër të bëhet kërcënim për Evropën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se Irani është “afër” të shndërrohet në një kërcënim për Evropën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në deklaratat e tij, Rutte theksoi rëndësinë që Irani të mos ketë mundësi të përbëjë rrezik për sigurinë e vendeve evropiane. Ai gjithashtu shprehu mbështetje për veprimet e presidentit amerikan Donald Trump për shkatërrimin e aftësive bërthamore dhe raketore të Teheranit.

Sipas shefit të NATO-s, është thelbësore që komuniteti ndërkombëtar të sigurojë që Irani të mos zhvillojë kapacitete që mund të kërcënojnë rajonin dhe Evropën në të ardhmen.

(Kosova Sot Online)