Një grua sulmohet nga dy të tjera

  • A.P /
  • 11 March 2026 - 11:15
Një grua sulmohet nga dy të tjera

Policia e Kosovës, në raportin e saj të përditshëm ka njoftuar për një rast të sulmit që ka ndodhur në Mitrovicën Veriore, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në raport bëhet e ditur se një femër është sulmuar nga dy të tjera, pas një mosmarrëveshjeje verbale që kanë pasur.

‘’SULM

Rr. Llola Ribar, Mitrovicë Veri / 10.03.2026 – 21:10. Është raportuar se dy femra pas një mosmarrëveshje verbale e kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare dhe pastaj janë larguar me veturë në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin’’, ka njoftuar Policia.

(Kosova Sot Online)