Ambasadori i Kosovës në Zvicër: Nuk dihet nëse ka shqiptarë në mesin e viktimave apo të lënduarve

  • A.P /
  • 11 March 2026 - 10:00
Ambasadori i Kosovës në Zvicër: Nuk dihet nëse ka shqiptarë në mesin e viktimave apo të lënduarve

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmë kantonin Fribourg të Zvicrës, ku një autobus me udhëtarë u përfshi nga flakët.

Mediat zvicërane raportuan se gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e zjarrit, dhe disa të tjerë u plagosen.

Incidenti ndodhi rreth orës 18:25 në qendër të Kerzers, teksa autoritetet po hetojnë mundësitë nëse zjarri u vë qëllimisht.

Lidhur me rastin, ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi, deklaroi se ende nuk kanë asnjë informacion nëse në mesin e viktimave ose të lënduarve – ka shqiptarë.

(Kosova Sot Online)