Grenell: Ekipi Kurti/Osmani ka qenë një katastrofë dhe të gjithë e shohim qartë

  • A.P /
  • 11 March 2026 - 10:45
Grenell: Ekipi Kurti/Osmani ka qenë një katastrofë dhe të gjithë e shohim qartë

Emisari presidencial për misione të veçanta, Richard Grenell, ka reaguar pas deklarimeve të mbrëmshme të presidentes Vjosa Osmani se Administrata Trump është Administrata për pro-kosovare që kur vendi ka shpallur pavarësinë.

Grenell ka thënë se “Osmani po gënjen”, duke thënë se ajo bashkë me Kurtin kanë qenë një “ekip i tmerrshëm”.

Sipas Grenell, Osmani do të thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike.

“Ajo po gënjen.Ekipi Kurti/Osmani ka qenë një katastrofë dhe të gjithë e shohim qartë këtë. Ajo do të thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike”, ka shkruar Grenell.

(Kosova Sot Online)