Meta: Me Osmani LDK-ja do të kishte përqindje tjetër

  • A.P /
  • 13 March 2026 - 09:15
Meta: Me Osmani LDK-ja do të kishte përqindje tjetër

Burim Meta, ish-deputet i Partisë Guxoka thënë se para e vendit pas përfundimit të mandati nuk do të heqë dorë nga politika.

I pyetur për një mundësi të rikthimit të Osmanit në LDK, ai ka thënë se tash nuk mund të flas për këtë, por ka thënë se personalisht mendon se me Osmanin në LDK, kjo parti do të ketë përqindje tjetër dhe se do të zvogëlohet dallimi mes partive.

Meta ka thënë se Osmani do të jetë rivalja më madhe e Kurtit.

“Natyrisht që po. Partitë politike po kanë mungesë të identikeve që përfaqësojnë. Përgëzoj liderin e LDK për këtë qasje që ka pas për hapje të partisë. LDK hipotetikisht me Vjosën do të merrte tjera kualifikime, tjera përqindje”, ka thënë Meta.

Sipas tij, kthimi i Osmanit në skenën politike do të krijonte stabilitet

“Presidentja nuk do të heqë dorë nga politika, do të merret me politika partiake duke pas parasysh nevojën e madhe të qytetarëve të Kosovës, që ajo mos të shkëputet nga jeta politike, tani në një pozicion tjetër. Aktivizimi  i Osmani me politika partiake do ta stabilizonte tërë skenën politike në Kosovë, natyrisht do t’i ulëte edhe diferencat mesa partive politike. Skena politike me Vjosën në aksion do të ketë stabilitet”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se thirrja e kryetarit të LDK-së për krijimin e një blloku të djathë është ide e mirë.

(Kosova Sot Online)