Berisha demaskon fjalimin e Ballukut
Kryetari i PD, Sali Berisha nuk ka kursyer ironinë për ish Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në fjalimin e dorëzimit të stafetës në këtë ministri për pasardhësin e saj, Enea Karakaçi.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha e ka shoqëruar vetëm me video, duke treguar realitetin e vërtet pavarësisht propagandës mediatike dhe fjalëve boshe të Ballukut dhe qeverisë së Ramës.
Videon, Berisha e ka shoqëruar me pamjet e shkatërrimit të rrugës nacionale Librazhd-Prrenjas, ku për mbi 10 ditë juglindja e vendit mbeti e izoluar, ndërsa qeverisë iu shemb propaganda me Korridorin e VIII, e trumbetuar si një super-investim nga qeveria për t’i dhënë frymëmarrje qarqeve në juglindjen e Shqipërisë.
Edhe pse kanë hapur një rrugë provizore dhe të pasigurt për qytetarët, këta të fundit sërish ndihen të rrezikuar pasi qeveria e ka treguar se bën ‘dorëzim’ të veprave infrastrukturore pa kolaudim.
(Kosova Sot Online)
