Franca gati për të ndërmjetësuar

  • A.P /
  • 14 March 2026 - 15:45
Franca gati për të ndërmjetësuar

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se kishte biseduar me presidentin, kryeministrin dhe kryetarin e parlamentit të Libanit për të bërë gjithçka që vendi të mos zhytet në kaos.

Në një postim në X, Macron theksoi se Hezbollahu duhet të ndalojë menjëherë “përshkallëzimin e tij të pamatur”, ndërsa Izraeli duhet të braktisë çdo ofensivë të gjerë dhe të ndalojë sulmet masive ajrore.

Macron shtoi se udhëheqësit libanezë kanë shprehur gatishmërinë për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me Izraelin, dhe theksoi se Izraeli duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi për të arritur një armëpushim, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe për t’i lejuar autoriteteve libaneze të mbrojnë sovranitetin e Libanit.

Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, deklaroi të premten se kishte shprehur gatishmërinë për të negociuar me Izraelin, por nuk kishte marrë përgjigje. Libani dhe Izraeli mbeten në gjendje lufte që nga viti 1948.

(Kosova Sot Online)