Ditën e martë në Kosovë pritet mot i vranët

  • A.P /
  • 17 March 2026 - 07:15
Ditën e martë në Kosovë pritet mot i vranët

Ditën e martë në Kosovë pritet mot i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe bore, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në zonat malore dhe në lartësi më të mëdha parashikohet të ketë më shumë reshje bore, ndërsa në pjesët më të ulëta reshjet do të jenë kryesisht në formë shiu. Në disa momente, shiu mund të përzihet edhe me borë.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 4°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 13°C gjatë pasdites.

(Kosova Sot Online)