Kurti e emëron Lulzim Hetemin zëvendësministër

  • A.P /
  • 17 March 2026 - 15:05
Kurti e emëron Lulzim Hetemin zëvendësministër

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Lulzim Hetemi në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

Kryeministri Kurti e uroi Hetemin për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale të 23 prillit 2023, Hetemi u zgjodh kryetar i komunës së Leposaviqit, detyrë në të cilën shërbeu deri në fund të mandatit.

(Kosova Sot Online)