Sot parashikohet mot kryesisht i vranët
Ditën e enjte në Kosovë parashikohet mot kryesisht i vranët, me kthjellime të herëpashershme dhe erë me intensitet mesatar deri të fortë.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 3°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 9°C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)
