Ky është parashikimi i motit për sot

  • A.P /
  • 28 April 2026 - 07:18
Ky është parashikimi i motit për sot

Dita e martë në Kosovë parashihet me mot të ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të herëpashershme.

Në disa zona pritet të ketë riga të dobëta shiu, ndërsa lokalisht mund të paraqiten edhe bubullima dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 13°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 21°C gjatë pasdites.

(Kosova Sot Online)