Rrëzohet një aeroplan në këtë vend, vdesin të gjithë pasagjerët
Një aeroplan është rrëzuar në periferinë e kryeqytetit të Sudanit të Jugut, Juba, duke i lënë të vdekur të gjithë 13 pasagjerët dhe pilotin.
Autoriteti i aviacionit civil në shtetin afrikan tha të hënën se raportet fillestare tregojnë se aeroplani mund të jetë rrëzuar për shkak të motit të lig që kishte shkaktuar dukshmëri të vogël, raporton televizioni “Al Jazeera”.
Aeroplani i tipit “Cessena 208 Caravan”, i cili operohej nga kompania “CityLink Aviation”, e humbi komunikimin gjatë fluturimit nga Yei drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Jubas, thuhet në një deklaratë.
Në mesin e personave që ndodheshin në aeroplan ishin dy shtetas të Kenias, ndërsa të tjerët ishin nga Sudani i Jugut.
Autoriteti i aviacionit civil tha se është dërguar një ekip në vendin e ngjarjes për të grumbulluar informata dhe për t’i përkrahur shërbimet emergjente.
Në pamje të publikuara shiheshin mbetjet e aeroplanit të kapluar nga flakët.
(Kosova Sot Online)
