Syla: Nëse Kurti bie nën 40% është fitore e opozitës

  • A.P /
  • 01 May 2026 - 10:00
Syla: Nëse Kurti bie nën 40% është fitore e opozitës

Gazetari Valon Syla, ka thënë se nëse Albin Kurti bie nën 40% është fitore e opozitës.

Por, ai ka thënë se kjo mund të arrihet vetëm me disa bashkime, si PDK me NISMA-n e LDK me Agim Veliun e Vjosa Osmanin.

Në të kundërtën, Syla ka thënë se Albin Kurti nuk rrëzohet pos nëse e rrëzon veten.

“Unë nuk pres ndonjë befasi, Kurti mund të rrëzoje veten siç thoshte Edi Rama unë e rrëzoj veten, me 51% – partitë e tjera me dalë mirë me rezultat me i bë disa bashkime si PDK me Nismën, LDK-ja me Agim Veliun e Vjosa Osmani, mendoj që Ramushi e kalon pragun, krejt bashkë Albin Kurtin mund e sjell aty ku ka qenë në shkurt 2025”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)