Pse mbi një milion qytetarë të Kosovës refuzuan të votonin në zgjedhjet e 7 qershorit?
Mbi një milionë e dyqind mijë qytetarë refuzuan të dalin për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit. Ndërkohë, nga 44.99 për qind sa ishte më 28 dhjetor të vitit 2025, tash vetëm 36.88 për qind vendosin kanë vendosur për ulëset në Kuvendin e Kosovës.
Në këto zgjedhje, 2.092.174 shtetas të Kosovës kishin të drejtë vote, prej të cilëve 1.959.962 patën mundësi të votojnë në njërën nga komunat e Kosovës, prej tyre vetëm 712,148 shfrytëzuan të drejtën e votës, që i bije se në këto zgjedhje ishte dalja më e ultë krahasuar me dy palë zgjedhje të vitit 2025.
Sipas llogaritjes në zgjedhjet e 7 qershorit, vetëm brenda Kosovës refuzuan të votojnë 1,247,814 qytetarë me të drejtë vote.
Me votën e tyre, qytetarët e Kosovës iu dërguan mesazh të gjitha partive politike se duan qeverisje më efikase dhe kompromis mes subjekteve, vlerësojnë vëzhguesit e zhvillimeve politike.
(Kosova Sot Online)
