Ka vdekur një person që po trajtohej në QKUK

  • A.P /
  • 16 May 2026 - 09:15
Ka vdekur një person që po trajtohej në QKUK

Ka vdekur një person që po trajtohej në QKUK qe nga janari kur kishte marrë lëndime në një rast të grabitjes, që policia e kishte cilësuar atëherë edhe si “vrasje në tentativë”.

“Fsh. Sllatinë Fushë Kosovë 23.01.2026-15:00. Lidhur me rastin me datë 16.05.2026 viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion”.

Për këtë rast, më 26 janar, tri ditë pas ngjarjes, ishte arrestuar një i dyshuar.

Më 23 janar viktima ishte gjetur me plagë dhe ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

(Kosova Sot Online)