
Lexoni edhe:
Albin Kurti është bërë imun ndaj kritikave të opozitës
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
Kthimin e Vjosa Osmanit në LDK e vlerësoj si zhvillim pozitiv. Është shumë e dobishme edhe për LDK-në, edhe për Kosovën, që LDK ka krijuar kushte për kthimin e Vjoses. Janë rritur mundësitë që Vjosa, me LDK-në, të largohet nga modeli politik rus i organizimit dhe veprimit dhe të ndërtojë një alternativë politike të ekonomisë së tregut.
Albin Kurti është bërë imun ndaj kritikave të opozitës
Lexoni edhe:
-Strukturat e LDK-së u përcaktuan që qytetarëve të Kosovës, në votimet e radhës, t'u ofrojnë alternativën qeverisëse të Lumirit me përmirësim nga Vjosa. Pres që kjo alternativë qeverisëse e Lumirit të jetë e përmirësuar nga e mëparshmja. Kandidimi i Vjoses për Presidente është bërë për mobilizim të votës, jo se vërtet do të mund të bëhet realisht Presidente. Mendimi im është ndryshe nga ky përcaktim i strukturave të LDK-së; megjithatë, është mirë që kanë gjetur modelin e bashkimit. Edhe ashtu ishte afat i shkurtër.
Mendimi im është se alternativa më e mirë që LDK mund t'u ofrojë qytetarëve është që të riorganizohet si parti politike e djathtë e ekonomisë së tregut. Kjo do të mund të bëhej me Vjosën Kryetare të Partisë dhe bartëse të programit qeverisës. Programi qeverisës i Vjoses i vitit 2019 ishte program qeverisës i ekonomisë së tregut. Vlerësoj se ky program qeverisës ka qenë më i miri, së paku në 10 vitet e fundit, nga të gjitha programet qeverisëse që iu janë ofruar qytetarëve.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".