Një vet-aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm
Një vet-aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dollc të Klinës.
Si pasojë një person ka humbur jetën kurse katër të tjerë janë lënduar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur sot, rreth orës 04:55, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor.
“Si pasojё e kёtij vetaksidenti njё person ka pёsuar me fatalitet, vdekjen e sё cilit e kanё konstatuar ekipi mjekёsor nё vendin e ngjarjёs, ndёrsa katёr (4) tё tjerё janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor dhe tё njëjtit sipas mjekёve janё jasht rrezikut pёr jetё”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
(Kosova Sot Online)
