Dy persona janë arrestuar për vjedhje

  • A.P /
  • 25 May 2026 - 14:00
Dy persona janë arrestuar për vjedhje

Dy persona janë arrestuar për vjedhje të rënda në Obiliq.

Sipas njoftimit nga Policia, personat e prangosur janë: H.M., 38-vjeçar dhe A.B., 23-vjeçar.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me së paku 2 raste (të raportuara javën e kaluar), ku dyshohet se janë të përfshirë.

(Kosova Sot Online)