Njihuni me parashikimin e motit për sot
Të mërkurën, Kosova do të përfshihet nga mot kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me kalime të pakta vranësirash, ndërsa zhvillime më të theksuara të tyre priten përgjatë viseve malore.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 20°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 28°C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)
