Ky është parashikimi i motit për sot
Të enjten në Kosovë pritet mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të herëpashershme. Gjatë ditës, në disa zona mund të ketë reshje të izoluara shiu.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 14°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 17°C gjatë pasdites.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
(Kosova Sot Online)
