Parashikimi i motit për sot
E mërkura sjell mot tipik veror në Kosovë. Paraditja do të karakterizohet nga intervale të gjata me diell dhe vranësira kalimtare, ndërsa pasdite pritet shtim gradual i vranësirave.
Në disa zona do të zhvillohen reshje lokale shiu të shoqëruara me bubullima dhe vetëtima. Lokalisht, fenomenet mund të jenë më intensive, duke krijuar kushte edhe për paraqitje të breshrit në zona të izoluara.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 23°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 30°C gjatë pasdites.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
(Kosova Sot Online)
