A duhet të pritet 30 ditë për konstituimin e Kuvendit?

  • A.P /
  • 10 June 2026 - 08:05
A duhet të pritet 30 ditë për konstituimin e Kuvendit?

Për konstituimin e kuvendit nuk duhet të pritet 30 ditë pasi tashmë rrugët apo bllokimet kushtetuese janë mbyllur nga aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Po supozojmë që nuk do të ketë ankesa, gjë për të cilën dyshoj mirëpo me vetë faktin që po supozojmë në këtë drejtim të tillë, i bie që me 6 korrik certifikohen rezultatet e zgjedhjeve dhe i bie që 30 ditë nga 6 korriku, kuvendi duhet që të jetë i konstituar, që i bie deri me 5 gusht. Prej 6 korrikut i kemi 60 ditë për zgjedhjen e presidentit, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditëve. Në momentin kur fillon konstituimi i kuvendit, unë besoj që nuk do të duhet që të pritet 30 ditë, por në momentin që certifikohen rezultatet ushtruesja e detyrës së presidentit duhet të thërras seancën konstituive, të konstituohet kuvendi që në konstituim më nuk e besoj që ka asnjë subjekt politik që të vonohet për arsyje që tashmë rrugët apo bllokimet kushtetuese ato rrugë janë mbyllur nga aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Tashmë e kemi një teren të qartë jashtëzakonisht shumë dhe të pastër kushtetues, ku subjektet politike nuk duhet më që të krijojnë bllokada të ndryshme, por duhet të konstituojnë kuvendin”, thekson Kolshi.

(Kosova Sot Online)