Analisti paralajmëron se Kosova mund të shkoj sërish në zgjedhje të reja: Çdo gjë është në duart e kësaj partie

Analisti paralajmëron se Kosova mund të shkoj sërish në zgjedhje të reja: Çdo gjë është në duart e kësaj partie
Analisti paralajmëron se Kosova mund të shkoj sërish në zgjedhje të reja: Çdo gjë është në duart e kësaj partie

Blerim Burjani

  • 10 June 2026 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Sa i përket rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, Osmani ka konfirmuar interesin personal para atij partiak, domosdoshmërinë e marrjes së pozitës së presidentes së vendit. LDK, edhe ashtu, e ka nominuar si kandidate më herët Vjosa Osmanin, por të shohim VV si do të reagojë kësaj here; a do ta pranojë apo vendi do të shkojë sërish në zgjedhje. Është në duart e VV-së zgjidhja apo shkuarja në zgjedhje.

 

-Po ai nuk ka ndonjë arsye tjetër për të përmendur se ka fituar LDK diçka tjetër, apo më shumë. Ky është rezultati i tij me LDK-në. Normalisht, me këtë qëndrim ai mbron pozicionin që ka brenda LDK-së, duke ndoshta iu ikur problemeve eventuale të brendshme dhe duke tentuar ta përforcojë në këtë mënyrë, dhe me këtë deklaratë, pozicionin e brendshëm.

PDK e di se s’ka dhe s’mund të ketë koalicion me LVV-në, andaj ajo do të sillet qetë, komode e sigurt se do të jetë në opozitë dhe do të presë zgjedhje të tjera. Deri tash nuk ka pasur mirëkuptim nga z. Kurti për PDK-në, për ta llogaritur në ndonjë koalicion me ta.


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".