Irani ka caktuar datat e ceremonisë së varrimit të Ali Khameneit
Mediat shtetërore iraniane raportojnë se është caktuar data e ceremonisë mortore për liderin e ndjerë suprem, Ali Khamenei.
Khamenei u vra nga një sulm ajror i përbashkët SHBA-Izrael ndaj kompleksit të tij në Teheran më 28 shkurt – ditën e parë të luftës, raporton SkyNews.
Ceremonia mortore do të nisë në kryeqytet më 4 korrik, ndërsa varrimi do të bëhet më 9 korrik në qytetin verilindor të Mashhadit.
Vdekja e Khameneit shënoi fundin e më shumë se tre dekadave në krye të Republikës Islamike.
Ai u pasua nga djali i tij, Mojtaba Khamenei, i cili nuk është parë dhe as dëgjuar në publik që nga marrja e detyrës.
Disa raportime kanë pretenduar se lideri i ri është plagosur rëndë dhe nuk është në gjendje të flasë.
Ky pretendim u mbështet edhe nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili deklaroi më herët këtë muaj se Khamenei ishte “shumë seriozisht i plagosur”.
Trump tha se e konsideron udhëheqjen e re të Iranit si “më racionale dhe shumë të zgjuar”. Megjithatë, ai shtoi se nuk ka biseduar drejtpërdrejt me liderin e ri suprem të Iranit, të cilin e përshkroi si “më të ri dhe më racional”.
(Kosova Sot Online)
