Osmani godet gazetarin francez pasi ai e quajti UÇK’në 'separatiste': Ata janë çlirimtarë

  • A.P /
  • 15 June 2026 - 07:50
Osmani godet gazetarin francez pasi ai e quajti UÇK’në 'separatiste': Ata janë çlirimtarë

Ish-presidentja, Vjosa Osmani, në një intervistë për televizionin francez “France24” ka kundërshtuar një deklaratë të gazetarit që e cilësoi UÇK-në si “separatiste”, duke theksuar se ajo ishte forcë çlirimtare.

“Sot është një nga datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës, ku jo separatistët siç e përmendët ju, por çlirimtarët, së bashku me mbështetjen e forcave të NATO-s, çliruan Kosovën nga një regjim gjenocidal”, u shpreh Osmani.

Në të njëjtën intervistë, ajo theksoi nevojën për kompromis mes partive politike në Kosovë për krijimin e institucioneve të qëndrueshme.

Osmani po ashtu sugjeroi bashkëpunim me të gjitha partitë, përveç Lista Serbe, deklaratë që e ka dhënë edhe në CNN.

(Kosova Sot Online)