Vetëvendosje po prinë si parti e parë edhe nga votat me postë

  • A.P /
  • 13 June 2026 - 15:05
Vetëvendosje po prinë si parti e parë edhe nga votat me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se tashmë janë numëruar 14,04% e votave me postë.

Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje po prinë si parti e parë me 63.67% ose, 1,882 vota.

Pas saj, është Lidhja Demokratike e Kosovës me 20.57% ose, 608 Vota, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 9.40% ose, 278 Vota.

E katërta është Partia Demokratike e Kosovës me 4.40% ose, 130 Vota.

(Kosova Sot Online)