Policia e Kosovës del me njoftim

  • A.P /
  • 23 June 2026 - 15:00
Policia e Kosovës del me njoftim

Policia e Kosovës ka njoftuar për realizimin e aktiviteteve operacionale në kuadër të planit ROADPOL 2026, të zhvilluara nga data 15 deri më 21 qershor 2026, me fokus të veçantë kontrollin e shoferëve për përdorim të alkoolit.

Sipas policisë, gjatë kësaj jave janë shtuar prezenca dhe kontrollet në të gjitha rrugët e vendit me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve.

“Realizimi i aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL për muajin Qershor 2026 – “Kontrolli i shoferëve për përdorim të alkoolit” Në kuadër të javës së aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2026 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 15 deri 21 Qershor 2026, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve, ku në fokus ka pasur kontrollin e shoferëve për përdorim të alkoolit, me ç’rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 861 pika të kontrollit të automjeteve, janë kontrolluar 644 shoferë dhe ndaj 27 shoferëve që kanë rezultuar nën ndikim të alkoolit janë ndërmarrë masa ligjore. Me datë 19.06.2026 ka qenë e paraparë “maratona” ku gjatë kontrollimit të shoferëve është identifikuar shoferi duke drejtuar mjetin nën ndikim të alkoolit konkretisht 1.11 promila, ndaj të cilit janë ndërmarrë masat ligjore.”

Policia thekson se vetëm gjatë këtij plani janë realizuar 861 pika kontrolli dhe janë kontrolluar 644 shoferë, ndërsa 27 prej tyre kanë rezultuar nën ndikim të alkoolit dhe ndaj tyre janë marrë masa ligjore.

Në veçanti, më 19.06.2026, gjatë aksionit të quajtur “maratonë”, është identifikuar një shofer që po drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit me 1.11 promila, ndaj të cilit janë ndërmarrë masa ligjore.

(Kosova Sot Online)