Ky është i riu që vdiq në aksident

  • A.P /
  • 24 June 2026 - 13:15
Ky është i riu që vdiq në aksident

Një person ka ndërruar jetë dje rreth orës 12:00 në një aksident trafiku që ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Viktimë e këtij aksidenti është Astrit Vllasa, rreth 29 vjeç. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes, pasi ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e përplasjes.

Lamtumira e fundit për të ndjerin do t’i jepet sot në orën 19:00, në varrezat e fshatit Vranidoll (Serofc).

“Rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Vranidoll të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes”, ka thënë Policia e Kosovës.

(Kosova Sot Online)