Moti sot pritet të jetë me diell

  • A.P /
  • 27 June 2026 - 07:22
Moti sot pritet të jetë me diell

Moti të shtunën në Kosovë pritet të jetë me diell dhe nxehtë, po ashtu do të ketë vranësira të shpërndara. Kushtet atmosferike do të mbeten të favorshme për aktivitete në natyrë gjatë gjithë ditës.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 23°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 31°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

(Kosova Sot Online)