Udhëtarët e Turkish Airlines evakuohen nga aeroplani i aksidentuar (Foto)
Pak minuta më parë, aeroplani i kompanisë “Turkish Airlines” ka dalur nga pista.
Sipas njoftimit nga aeroporti ''Adem Jashari'' thuhet se fluturimi Turkish Airlines TK1018, nga Stambolli ka pasur një aksident minor në aterim i cili fatmirësisht nuk ka rezultuar në ndonjë të lënduar. Me këtë rast aeroporti shpallet i mbyllur për një afat kohor prej disa orësh deri në perfundimin e hetimeve fillestare teknike,transmeton Kosova Sot Online.
Spas burimeve në këtë aeroplan duhej të ishte edhe ish-presidentja e vendit Atifete Jahjaga,e cila bashkë me ekipin e saj për destinancion kishin Amanin e Jordanisë për një konferencë ndërkombëtare.
(Kosova Sot)