A e dini nga sa shtete përbëhet Gjermania?
Gjermania zyrtarisht Republika Federale e Gjermanisë, ndodhet në pjesën qendrore të Evropës dhe kufizohet në veri me Danimarkën, në lindje me Poloninë, në juglindje me Çekinë, në jug me Austrinë dhe Zvicrën, në perëndim me Francën, Luksemburgun, Belgjikën dhe Holandën. Ndërsa në veri në anën perëndimore e përshkon kufiri natyral i Detit të Veriut dhe anën lindore Deti Baltik. Territori i Gjermanisë mbulon 357,021 km² ai ndikohet nga klimat mesatare sezonale. Me mbi 82 milion banorë, Gjermania ka numrin më të madh të popullsisë në Evropë dhe është e treta shtëpi për numrin e migrantëve ndërkombëtarë,transmeton gazeta Kosova Sot.
Një rajon i quajtur Germania, i banuar nga disa fise Gjermanike është njohur dhe dokumentuar para vitit 100 pas.e.s.. Prej shekullit X territoret Gjermane kanë formuar pjesën qendrore të Perandorisë së Shenjtë Romake që qëndroi deri më 1806. Gjatë shekullit XVI, Gjermania veriore u bë qendra e Reformave protestante. Si një shtet-komb modern, vendi fillimisht u bashkua mes Luftës Franko-Prusiane më 1871. Pas Luftës së dytë Botërore, Gjermania u nda në dy shtete të veçanta përgjatë vijave të okupimit nga Aleatët më 1949.[2] Dy shtetet u ribashkuan më 1990. Gjermania Perëndimore ishte anëtare themeluese e Komunitetit Evropian më 1957, që më vonë u bë Bashkimi Evropian më 1993. Gjermania është pjesë e zonës Schengen, pa kufinj, dhe ka adoptuar valutën Evropiane, euron më 1999.
Gjermania është një Republikë parlamentare federative prej gjashtëmbëdhjetë shtetesh.
(Kosova Sot)
