Bëj një elektromagnet
Ti mund ta bësh një magnet të fuqishëm duke përdorur elektricitetin. Ky nuk është një magnet i zakonshëm, i cili është vazhdimisht në funksion. Ti mund ta ndezësh dhe ta fikësh fuqinë e tij magnetike.
Çka të nevojitet:
- Dara të telit
- gërshërë
- një ndërprerës
- një bateri 4.5 V
- një kaçavidë e madhe
- disa kapëse fletësh
- ngjitës plastik
- 2 metra tel të veshur me plastikë
Me ndihmën e një të rrituri, preje një copë të gjatë teli. Zhveshi skajet e tij dhe një pjesë të tij ngjite për dorëzën (bishtin) e kaçavidës.
Mbështille pjesën më të madhe të telit rreth pjesës metalike të kaçavidës, ku rrotullimin e fundit duhet ta fiksosh me shirit ngjitës.
Bashkoje telin dhe një pjesë tjetër të shkurtër të telit, me baterinë dhe ndërprerësin, sikur që shihet në foto.
Kaçavida tani është shndërruar në një elektromagnet. Ndeze ndërprerësin dhe do të shohësh se kaçavida do të tërheqë disa kapëse metalike të letrës. Kur ta fikësh ndërprerësin, kapëset do të bien nga kaçavida.
Elektromagneti me 60 rrotullime
Elektromagneti me 40 rrotullime
Elektromagneti me 20 rrotullime
Ngjite telin e shkurtër në terminalin tjetër
Ngjitëset e letrës përmbajnë tel çeliku, i cili i ngjitet elektromagnetit
Teli i dredhur prodhon një fushë magnetike, kur nëpër të kalon elektriciteti. Sa më shumë dredha që të ketë, aq më i fuqishëm do të jetë elektromagneti.
Zhvendosësi i metaleve
Ky kran ka një elektromagnet të fuqishëm, i cili shërben për të bartur (marrë) copat e hekurit dhe çelikut. Copat e tilla ngjiten për elektromagnet kur ai është i ndezur, dhe ai, me atë rast, mund të lëvizet me kran. Kur elektromagneti të fiket, copat e hekurit dhe çelikut bien (shkoqen) nga ai.
(Kosova Sot)
