
Lexoni edhe:
Anlaisti: Për shkuarjen në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme mban përgjegjësi kryekëput opozita
Shkruan: ANALISTI-Skënder Sadri KAPIT
Me shpalljen e Pavarësisë dhe formimin e shtetit të Kosovës, askujt nuk do t’i shkonte nëpër mendje, e as ta paramendonte faktin se Kosova do të merrej peng, të pengohej e të bllokohej nga vetë politika dhe politikanët e saj.
-Kjo për arsye se ka vetëm 26 vite që Kosova është çliruar dhe politika e mbrapshtë i ka harruar, dhe as nuk ka ndjesi e as përgjegjësi për t’i shërbyer kombit, atdheut dhe shtetit: kur brezi i atyre që sakrifikuan aq shumë për Kosovën është dëshmitar dhe akoma janë të freskëta masakrat, krimet dhe gjenocidi serb; kur Serbia jo vetëm që nuk ka kërkuar falje për krimet e saj ndaj shqiptarëve, por përkundrazi, me shumë agresivitet politik, diplomatik e ushtarak kërkon kthimin e saj në Kosovë, lobon kundër njohjeve ndërkombëtare për Kosovën dhe përdor çdo mjet për destabilizimin e Kosovës.
Kosova sot është në udhëkryq institucional, pasi është në krizë.
Është e pafalshme për politikën kosovare fakti se ajo nuk zgjodhi Presidentin e saj dhe shkon në zgjedhje të parakohshme për të disatën herë radhazi.
Ky fakt lë përshtypje të këqija në arenën ndërkombëtare dhe i jep shansin Serbisë që t’u thotë ndërkombëtarëve se ja, shqiptarët nuk dinë të ndërtojnë institucione shtetërore dhe demokratike, nuk janë në gjendje të zgjedhin as Presidentin.
Politika injorante, politika e korrupsionit, politika bajraktaresko-partizane, politika e interesave personale, e inateve dhe e egoizmit—këto politika, si dhe Serbia dhe armiqtë historikë të shqiptarëve, sikur u bënë bashkë për delegjitimimin e demokracisë dhe të vullnetit të shqiptarëve për një shtet ligjor, demokratik dhe të integruar në BE.
Pra, Kosova paska akoma shumë armiq që e mbajnë atë në udhëkryq.
Shqiptarët heroikë të Kosovës, që në shekuj qëndruan, sfiduan, sakrifikuan e dhanë jetën për kombin, për një shtet të lirë e të pavarur—pra Kosova, fatkeqësisht, është e tradhtuar prej politikanëve të saj më shumë se kurrë. Kosova nuk ua kishte borxh këtë tradhti politikës e politikanëve të papërgjegjshëm, injorantë, matrapazë, intrigantë, hipokritë e djallëzorë, mercenarë, hajna dhe të korruptuar
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".