Sigurisht nuk e keni ditur

  • 08 August 2015 - 09:19
Sigurisht nuk e keni ditur

-Zogu më i shpejtë është skifteri shtegtues. Ai mund të fluturojë në shpejtësinë nga 270 deri në 350 km/h.

-Kontinenti më i nxehtë në tokë është Afrika, ku temperatura më e lartë e regjistruar është 58 grade celsius.

-Antarktiku është kontinenti më i ftohtë në tokë, ku është regjistruar temperatura -53 gradë celsius.

- Vendi më i nxehtë në tokë është në Dallol, Etiopi, ku temperatura e një dite tipike, e matur nën hije, është 34 gradë celsius.

-Balena e kaltër është kafsha më e madhe që ka jetuar ndonjëherë (mund të arrijë deri në 30 metra gjatësi dhe të peshojë deri në 150 tonë). 

-Lemza që ka zgjatur më së shumti është 69 vjet.

-Bebja më e madhe e lindur deri më tani ka peshuar 6.9 kg.

- Akulli që mbulon 98% të Antarktikut përmban 90% të ujit të pijshëm të botës.

-Shkencëtarët besojnë që shira me diamante ndodhin në Neptun dhe Uran. Zemra e këtyre planetëve mund të jetë e përbërë nga shtresa të diamanteve të trasha me qindra kilometra. (Kosova Sot)