Polonia pas Trump-it

Polonia pas Trump-it
  • 16 July 2017 - 17:35
Shkruan: SLAWOMIR SIERAKOWSKI

Donald Trump erdhi, shikoi, shkoi. Udhëtimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Poloni ishte një ndalesë në rrugët e tij për samitin e G20-ës në Hamburg, ishte aranzhuar në minutën e fundit: administrata e Trumpit, duke pasur frikë se do të pranohet në Mbretërinë e Bashkuar kishte vendosur që vendi më proamerikan në Evropë është drejtim shumë më i sigurt. Dhe në fakt, fjalimi që kishte bërë në Varshavë ishte përcjellë me një duartrokitje të gjatë, megjithëse nuk ishte aq pozitiv për Poloninë siç dukej të ishte. Askush nuk ka dyshuar se Trump-i do të pritej ngrohtë në Poloni. Ai luan me mjeshtëri në turmën nacionaliste, sikurse partia e Ligjit dhe Drejtësisë (PiS), që kishte sjellë me autobus për këtë rast në Varshavë. Dhe, një fjalim i kushtuar kultit të martirizimit polak ishte pikërisht ajo që të dyja palët duhej t'i bënin shqetësimet rreth rrjedhës së qëndrueshme të zbulesave rreth kontakteve midis bashkëpunëtorëve të Trump-it dhe Rusisë.

Politikat e monopolit të Gazprom-it

Por, Trump kishte ofruar më shumë sesa shfaqjen e tij me vlug. Ai përfundimisht - dhe pa pritur - ka miratuar Artikullin 5 të Aleancës Veriatlantike, pikën mbrojtëse të NATO-s, një lëvizje kjo që për gjithçka ishte më domethënëse që ishte bërë në Poloni. Ai po ashtu ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t'i shesin Polonisë raketa "Patriot", si pjesë e një marrëveshjeje për armët, që peshon rreth 8 miliardë dollarë, më e madhja e tillë në historinë e Polonisë. Trump-i po ashtu habiti duke kritikuar Qeverinë ruse, duke i bërë thirrje Kremlinit që të ndalojë dhe t'u japë fund aktiviteteve destabilizuese në Ukrainë dhe të mos ofrojë përkrahje për regjimet në Iran dhe atë në Siri. Po ashtu ka dënuar politikat e monopolit të Gazprom-it, duke premtuar për t'i ndihmuar Polonisë në zgjerimin e furnizimeve të saj me gaz. Ai nuk e kishte thënë asnjë fjalë të vetme negative për Bashkimin Evropian, Gjermaninë apo Francën. Me performancën e tij, Trump ia doli të tërheqë entuziazëm nga tej spektrit politik, jo vetëm për turmat e vendasve polakë, pjesërisht falë përshëndetjes publike të liderit opozitar Lech Walesa, i cili ishte fishkëllyer nga përkrahësit e "PiS" dhe mbetet një objektiv konstant i JarosLaw Kaczynski, liderin e fortë të pazgjedhur polak. Edhe Radek Sikorski, një ish-ministër i Punëve të Jashtme dhe një kritik i zëshëm i qeverisë së "PiS", konkludoi: "Unë besoj se fjalimi i Trump ishte përpiluar shumë mirë. Ai bëri aludime të forta për historinë e Polonisë dhe ishte shumë i drejtë me ne polakët". Edhe përkundër përshtypjes së krijuar nga televizionet dhe pamjet në mbarë botën, Trump jo saktësisht ishte përshëndetur nga turmat e përkrahësve, vetëm rreth 2,000 njerëz kishin dëgjuar fjalimin e Trump, në sheshin "Krasinski Square", përkundër se përkrahësit ishin sjellë me autobusë. Dhe, të majtët kanë organizuar protesta paqësore, megjithëse numri ishte i vogël.

Reaksioni pozitiv

Kështu, mbi të gjitha, Trump doli mjaft mirë në sytë e polakëve, sidomos kur merret parasysh fakti se vetëm një vit pas zgjedhjes së tij, vetëm 13 për qind e popullatës kishin pritur se ai do ta vizitonte Poloninë. Reaksioni pozitiv, së pari dhe më së shumti shkon për qeverinë "PiS", që do të jetë në gjendje ta përdorë vizitën e Trump-it për të shtruar duart sipër opozitës kur t'u drejtohen kutive të votimit. Siç ka thënë se ishkryeministri Donald Tusk, tani president i Këshillit Evropian: "Ky është një moment i vështirë për opozitën, sepse suksesi diplomatik i qeverisë është i padiskutueshëm". Ashtu kishte shkruar edhe tablodi "Fakt", ""PiS" është në qiellin e shtatë, opozita është në pikëllim". Partia në pushtet po bën gjithçka që kjo të lexohet. Ministri i Mbrojtjes, Antoni Macierewicz, konsiderohet të jetë zyrtari më radikal i "PiS" dhe politikani më me ndikim në Poloni (pas Kaczy?ski), ka thënë: "Trump i ka treguar Polonisë mburojën e civilizimit evropian, mbrojtësi më i thellë, i vlerave dhe vlerave civilizuese në Evropë dhe në botë". Po ashtu, presidenti Andrzej Duda ka thënë i lumtur se "fjalimi i Trump-it ka treguar se Polonia është një vend që shpreh ëndrrën amerikane, ku e mira mbizotëron". Dhe, lajmi më i madh në "TVN" - televizionin më të madh privat në vend, i cili është kritik me "PiS" - ka thënë butësisht se "është e vështirë të përshkruash vizitën e presidentit amerikan pa e përdorur fjalën 'sukses' ". Deri më tani, publiku me të madhe duket të jetë i bindur. Sipas sondazheve të fundit të bëra nga "IBRiS for Rzeczpospolita", 52 për qind e polakëve besojnë se Trump do të ketë dobi për vendin, me 41 për qind që kanë qasje të kundërt. Më shumë, duke nënvizuar krahun midis krahut të djathtë amerikan dhe polak, 59 për qind e respondentëve pajtohen se "vlerat e krishterizmit" (përfshirë në mënyrë ironike refuzimin e refugjatëve) përfaqësojnë rrugën e supozuar të Perëndimit për shpëtim. Për më shumë, Sikorski paralajmëron "PiS" kundër lojës së tepërt me vizitën e Trump-it. Për një gjë, derisa "PiS" ishte e lumtur me përkrahjen e Trump-it për Poloninë, dhe Kroacia ka udhëhequr "Three Seas Initiative" për bashkëpunim rajonal energjetik, nëse projekti merr një karakter konfrontues, mundet të prishë marrëdhëniet e Polonisë me Evropën Perëndimore. Analistët kanë ngritur brenga shtesë, sidomos për mjetet që Trump i ka përdorur për të kënaqur publikun polak: lavdërimi që atij nuk i kushtoi gjë dhe premtimi për armë dhe gaz janë larg nga garantimi. Derisa kolumnisti për "Wirtualna Polska", Jacek ?akowski ka thënë, Trump në esencë ka mashtruar popullin polak "duke mos e blerë veturën e parkuar në rrugë, por një veturë që ndoshta një ditë do të parkohet në rrugë". Maciej Stasi?ski nga gazeta liberale "Gazeta Wyborcza", ishte kritik i ngjashëm: "Trump është sjellë si një diler cinik në reliktat e "Polish Messianism", dhe masat e "PiS" e kanë mbuluar me një shkallë të kënaqësisë që tradhton kompleksin e tyre të përjetshëm të viktimave". Fjalimi i Trump në Varshavë luajti mirë, me të madhe, sepse ka demonstruar interesin e sinqertë në vend. Por, Polonia duhet të dallojë dhe të ketë kujdes nga kjo pabarazi: deri në masën që Trump tjetërson Evropën Perëndimore, në të cilën Polonia varet po aq sa varet nga Amerika, miqësia e tij do të jetë një përgjegjësi serioze. Ashtu siç ka shkruar edhe kryeministri Leszek Miller, "Trump u largua, por Polonia mbeti në Evropë".

Slawomir Sierakowski, është themelues i lëvizjes "Krytyka Polityczna", është drejtor te "Institute for Advanced Study" në Varshavë Ky shkrim është shkruar ekskluzivisht për "Project Syndicate", pjesë e së cilës është edhe gazeta "Kosova Sot

 (Kosova Sot)