Komplot mbi demarkacionin dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës - gjoja për liberalizimin e vizave - Opinione - Kosova Sot
Komplot mbi demarkacionin dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës - gjoja për liberalizimin e vizave

Komplot mbi demarkacionin dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës - gjoja për liberalizimin e vizave

SHKRUAN: ALI KELMENDI

Fjala komplot vjen nga gjuha frënge dhe ka kuptimin "e një përbetimi për një krim apo keqbërje", në këtë rast ndaj Demarkimit të vijës së vjetër kufitare: Cakorr, Mokne, Zhleb, Kullë dhe njëkohësisht humbjes së sovranitetit të shtetit tonë për 8230 hektarë të tokës së Rugovës, Podgurit dhe Deqanit..?! nKy lloj komploti i nisur herët, për fat të mirë, falë deputetëve patriotë dhe të ndershëm të Kuvendit të Kosovës, ende i papërfunduar gjer më sot, fillon me lidershipin qeveritar të PDK-së dhe të LDK-së. Një dihet e qartë së zgjatja e këtij komploti me vite e zgjati dhe e tejzgjati edhe mosrealizimin e liberalizimit të vizave. Populli dhe rinia jonë ishin të lajthitur me premtimet e lidershipit qeveritar dhe se nuk e dinin të vërtetën se ku qëndron puna. Rinia jonë duke u bazuar në pallavrat dhe shpifjet e liershipit mendonin se fajin e kanë deputetët për mosratifikim të Marrëveshjes në Kuvend. Një pjesë edhe u bindën dhe janë në gjendje të njëjtë si lidershipi PDKLDK, t' i humbin 8230 hektarë tokë të Rugovës kosovare, në mënyrë që t'u hapen rrugët për të ikur jashtë Kosovës.

Turpi i qeveritarëve

 Ndalu moj rini ndalu, mos u komprometo, mos u tradhto nga shpifjet qeveritare. Sot je e lirë "dhe thuaja këngës më të bukur që di. Thuaja këngës sate gëzimplote. Thuaja këngës rini thuaja së bota është e jote" (u përpoqa ta citoj një rilindës, por...). Pra, Kosovës, të vetmit shtet në Evropë, po i kërkohet me luajt tramp-duke këmbyer tokë, gjoja për kundërshpërblim me viza..?! Kjo është një anomali dhe turp i qeveritarëve tanë dhe Parlamentit të Evropës. Kosova e vogël nuk ka tokë për të shitur në këmbim të vizave. Këtë duhet ta kuptojë secili qytetar i ndershëm dhe patriotë. Edhe kjo Evropë i ka punët pisk dhe e ka marrë teposhtën e vet, me papunësi, me migrime evropiane lindore, afrikano - aziatike etj. Mu kjo Evropë na sakatoi me Bizmarkun në Berlin( 1878) dhe me z. Grey-in në Londër ( 1912/13) dhe po sillet me në siç thoshte dikur Atë Fishta" Moj Europë moj kurva e motit" Të vetmit miq i kemi pasur dhe i kemi amerikanet prej Gjorgj Washingtonit, Woodrith Wilsonit, Niksonit, Klintonëve të dy Bushëve, por edhe të Trampit dhe me shume e shume senatorë, kongresmenë dhe me lidhjen e fortë të të përmendurve me mërgatën tonë shqiptare në Amerikë. Pra, siç thotë populli ynë, faji është gjithnjë jetim. Por, edhe jetimi dikur rritet dhe duhet ta kuptojë të vërtetën dhe prapavijat e këtij mashtrimi. Për ta nxjerrë në shesh mashtrimin me komplot, ishte opozita parlamentare dhe ekspertet e pavarur dhe ata privatë dhe atdhedashës të shtetit dhe të mbrojtjes së kufirit me sovranitetin e shtetit. Edhe përkundër reagimeve, ofendimeve të rënda nga lidershipet e përmendura, ekspertët dhe atdhedashësit punonin në të gjeturat dhe dëshmitë për vijën kufitare Çakorr-Kullë. Gjithnjë i ngopëm lidërshipet qeveritare me të dhëna; si me harta, atlase botërore dhe ato rrugore e dokumente e dëshmi të tjera. Mirëpo, detyrë e grumbullimit të sa më shumë të dhënave me harta të ndryshme e tjera ishte ajo e të dy Komisioneve shtetërore; njëri i PDK-së me Murat Mehën dhe tjetri i LDK-së me Hivzi Islamin dhe pastaj edhe të një Komisioni të Presidencës. Nga ana tjetër këmbëngulësia e të dy lidershipeve qeveritare me matrapazët e tyre me çdo kusht e mbronin kursin/komplotin e tyre dhe në fund duke u frikësuar për ta bërë transparent Raportin e Komisionit për ta hedhur për ratifikim në Parlament, me nguti vajtën në Vjenë më 26 gusht 2015 dhe nënshkruan Marrëveshjen e kobshme për ne me Malin e Zi. Së pari bënë atentat mbi Kuvendin dhe kuvendarët tonë duke i anashkaluar ata dhe duke menduar se i shtrin të gjithë për tokë. Mirëpo, shumica nga deputetët qëndruan stoikisht duke mos ratifikuar asgjë dhe duke e mbrojtur kufirin dhe kauzën e sovranitetit tonë shtetëror.

Ramushi po lufton për çështjen më të çmueshme kombëtare

 Edhe pasi që në fund u rrëzua Qeveria me komplotistin Isa Mustafa, tani sërish ka filluar vallja e madhe shpëtimtare me të njëjtit këngëtarë dhe valltarë. Sipas një proverbi: "Kurdo Zoti mos me të koritë". Populli ngriti gishtat dhe zgjodhi Ramushin kryeministër për herë të dytë. Herën e parë ishte tandem me Presidentin historik dr. Ibrahim Rugova. Sot e ka mjaft vështirë, pasi që të gjithë kanë filluar një xhelozi dhe një luftë të egër për grabitjen e pamerituar të pushtetit dhe rrëzimin e tij. Por kot e kanë, pasi që Ramushi po lufton për çështjen më të çmueshme kombëtare. Këtë nuk do ta humb as populli as Zoti. Mirëpo, siç po e quajnë disa; Ramboja kosovar, kurrë nuk do të dorëzohet dhe nuk guxon ta bëjë këtë pasi që po lufton për një gjë shumë të shtrenjtë duke mbrojtur "oborrin e vet" siç thoshte presidenti Rugova. Ai është një trim trimash duke e mbrojtur Sovranitetin e shtetit të vet. Ai qe e mbron Atdheun e vet është burrë e mbi burra. Ai që e tradhton le ta dijë vetë, nëse e di...?! Këto ditë u dha Raporti i Komisionit të Ri shtetëror në krye me prof. dr. Shpejtim Bulliqin. Ai drejtpërdrejt shpalosi të arriturat e mrekullueshme mbi punën e Komisionit mbi vijën kufitare CakorrMokne-Zhleb-Kullë. Nuk ka shumë për të komentuar se çdo gjë është siç pritej dhe duhej të ishte. Na befasoi për të mirë që për një kohë aq të shkurtër komisioni kishte mbledhur aq shumë fakte dhe dëshmi mbi Demarkacionin/Demarkimin e kufirit perëndimor të Kosovës saqë të mëparshmit nuk mblodhën dokumentacion dhe dëshmi ose nuk u duhej të mblidhnin pasi ishin marrë vesh për diç tjetër jashtëligjore - me Delimitimin të kufirit. (Këtu ka filluar komploti/keqbërja). Ky raport i punës së palodhshme të Komisionit Bulliqi e hedh krejtësisht si të padrejtë, të pavlefshëm dhe të pakuptimtë Raportin e Komisionit të Mehës, ku Meha bën Delimitimin e paautorizuar dhe pa njoftuar opinionin gjer më tani, përkitazi ndarjen e re të vijës kufitare me Malin e Zi në vend të Demarkimit (shënimit dhe nguljes së gurëve në vend të atyre të vjetërve nëpër vijën ekzistuese kufitare). Ky raport duhet të kundërshtohet nga i tërë populli dhe nga deputetët dhe të hidhet si fundërrinë historike, për të cilën aktorët e saj duhet të marrin përgjegjësinë mbi vete.

(Kosova Sot)

7 orë e 47 minuta më parë
10/12/18