Kryqëzimi i Kosovës me Asociacionin si kusht për KiE është paradoksal

Kryqëzimi i Kosovës me Asociacionin si kusht për KiE është paradoksal
Kryqëzimi i Kosovës me Asociacionin si kusht për KiE është paradoksal

Gjon Keka

  • 10 May 2024 - 20:38

Shkruan:Politologu Gjon Keka

Në fakt vënia e parakushteve apo kushtëzimi i Kosovës në lidhje me anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës me asociacionin është nonsens dhe tepër e dëmshme sidomos për vlerat mbi të cilat qëndrojnë ato vende që po pengojnë Kosovën të bëhet pjesë e kësaj organizate të rëndësishme. Po ashtu kushtëzimin ndaj Kosovës me asociacionin unë e shoh si një lloj kryqëzimi dhe paradoksale ajo që po i bëhet asaj ,në vend se Kosovën ta mbështesin që të ecë drejt anëtarësimit në KiE si dhe në proceset e integrimit euroatlantik.

 

Si është e mundur që vendet e tilla që thirren në demokraci, parime evropiane dhe në vlera arrijnë në një shkallë të tillë të mohimit të asaj që ka bërë Kosova deri më sot, sepse Kosova ka plotësuar kushtet dhe ka bërë madje edhe kompromise të mëparshme ku të drejtat e pakicave janë të inkorporuara në kushtetutën e Kosovës ,ku po të shikojmë në historikun e komuniteteve pakicë kudo në shtetet evropiane ,mund lehtë të vijmë në përfundim se Kosova si shtet i ka dhënë të drejta pakicave më tepër së çdo shtet evropian kudo në kontinentin evropian. Hedhja e gurëve në udhën e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin Evropës nga disa shtete me ndikim në Bashkimin Evropian është një diskriminim i madh ,një kryqëzimi i shtetit të Kosovës dhe një lidhje e këmbëve të Kosovës për të mos ecur përpara. Këto kushtëzime në fakt janë të tepërta dhe paradoksale që po vihen Kosovës ,kur dihet se në anën tjetër Serbia e cila ka luajtur dhe ende po luan lojën e saj të zjarrvënësit në Ballkanin Perëndimor,dhe shpesh madje ka penguar dhe kërcënuar qytetarët e Kosovës në pjesën veriore të republikës së Kosovës që të mos votojnë në referendumin që u mbajt së fundi, si dhe kërcënimeve të tjera të vazhdueshme ndaj Kosovës duke nxitë konflikte që do të mund të shkaktonin shtrirjen e tyre në gjithë rajonin.

 

Dhe pas gjithë këtyre që po nxitë dhe shkakton Serbia me politikën e saj destruktive nuk mori asnjë ndëshkim ,as nuk u kushtëzua dhe as nuk e kritikojë askush ,madje kaloj sikur nuk ka ndodhë asgjë dhe askush nuk reagoj ashpër për veçimet e saj. Përkëdhelja ndaj saj vetëm sa po e trimëron Serbinë dhe ajo po luan lojën e saj sipas dëshirës së saj sepse sa të ketë „karota evropiane“ ajo do të luaj ,pasi që „shkop“ nuk po gjendet e as shpiket askund për të, ndërsa për Kosovën shpiken „shkopinj magjik“ për t'ia lidhë këmbët asaj duke i penguar hapat drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Megjithëkëtë republika e Kosovës i ka plotësuar kushtet për të qenë anëtare e Këshillit të Evropës,çdo pengesë apo lidhje këmbëve të saj për të mos arrit qëllimin e saj nuk i shërben as vlerave evropiane, as demokracisë ,as të drejtave të njeriut as një parimi themelor të vlerave mbi të cilat qëndrojnë ato shtete që e pengojnë rrugëtimin e Kosovës në këtë drejtim ,në vend se ta ndihmojnë dhe mbështesin fuqishëm të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

 

Kur dihet se pas lëvizjeve të fundit gjeopolitike që ndodhën në përpjekje të vendosjes së rendit të ri ndërkombëtar ,tani është shansi i dobishëm dhe i hapur për ta futur brenda Kosovën në Këshillin e Evropës, gurët e rëndë që po ia hedhin disa shtete evropiane Kosovë për të mos e lënë të hyjë brenda me kushtëzime të tilla si asociacioni ,i cili mund të diskutohet pas anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është i dëmshëm dhe do ta gjykojë koha se është një gabim i madh që do të shkruhet në historinë e pabarazisë dhe refuzimit që po i bëhet Kosovës në këtë drejtim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".