A do të shkelen vijat e kuqe të Trumpit? - Opinione - Kosova Sot
A do të shkelen vijat e kuqe të Trumpit?

A do të shkelen vijat e kuqe të Trumpit?

FJALIMI I PRESIDENTIT AMERIKAN DREJTUAR KOMBIT

Afganistani ka pësuar një rritje të tmerrshme të sulmeve terroriste

Shkruan: Fareed Zakaria

F jalimi i presidentit Trump drejtuar kombit, kryesisht injoroi botën jashtë SHBA-së. Ai bëri disa deklarata të ashpra rreth marrëveshjes me Iranin dhe Guantanamon dhe përshkroi me saktësi natyrën e ligë të regjimit të Koresë veriore, por tha shumë pak gjëra rreth politikës së tij të jashtme. Kjo maskon një realitet edhe më të rrezikshëm. Në fakt, administrata e Trumpit, rastësisht, apo me qëllim, ka bërë tri vija të kuqe, agresive, në tri pjesë të botës, pa pasur ndonjë strategji serioze në lidhje me atë se, çka ndodhë kur të shkelen këto vija të kuqe. Vija e parë e kuqe ka të bëjë me Korenë Veriore. Trump dhe zyrtarët e tij kryesorë kanë vlerësuar se ka mbaruar epoka e "durimit strategjik" me Korenë veriore. Ata kanë përjashtuar çdo mundësi të pranimit të Koresë Veriore si shtet bërthamor dhe mendojnë se përmbajtja tradicionale nuk do të bëjë punë.

Irani thjesht mund të anashkalojë Shtetet e Bashkuara Presidenti ka premtuar në mënyrë specifike se Koreja e Veriut nuk do të jetë kurrë në gjendje të zhvillojë një armë bërthamore që mund të arrijë Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, drejtori i CIA-s Mike Pompeo thotë se Penjani është "disa muaj" larg asaj që të ketë këtë aftësi. Pra, çfarë ndodh kur kjo vijë e kuqe shkelet? Cila do të ishte përgjigja amerikane? Viktor Cha, një ekspert me përvojë i cili pritej të ishte kandidat për ambasador në Korenë e Jugut, tha për administratën se nuk ka mundësi të kufizuara ushtarake, madje as një sulm të vogël që do të "përgjakte" hundën e regjimit të Koresë së Veriut. Për shkak të kësaj analize të sinqertë, ai u hoq menjëherë nga konsiderata për ambasador. Cha thjesht ngriti problemin themelor me qasjen e administratës Trump. Ajo ka përshkruar qëllimet maksimale, pa asnjë kuptim se si t'i arrijë ato. Në përgjigje të aftësive të reja të Koresë së Veriut, a do të reagojë Trump me të vërtetë me "zjarr dhe tërbim" duke "shkatërruar plotësisht Korenë e Veriut"? Trump ka bërë diçka të ngjashme edhe me Iranin. Ai ka njoftuar se do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore nëse Kongresi dhe aleatët evropianë nuk e rregullojnë atë. Evropianët kanë bërë të qartë se ata nuk mendojnë se marrëveshja ka nevojë për korrigjim dhe se aj po funksionon mirë. Për rreth tre muaj, do të arrijmë ditën D, kur Trump ka premtuar të tërhiqet në mënyrë të njëanshme nëse ai nuk mund ta ketë një marrëveshje më të ashpër. Nëse Trump do ta anulonte në mënyrë të njëanshme marrëveshjen, atëherë iranianët kanë disa opsione. Ata mund të tërhiqnin edhe vetë dhe ta çojnë përpara programin e tyre bërthamor, gjë që do të thoshte se administrata e Trumpit do të duhej të merrej me një tjetër Kore të Veriut, kësaj here në Lindjen e Mesme. Ose Irani thjesht mund të anashkalojë Shtetet e Bashkuara, të vazhdojë t'i përmbahet marrëveshjes dhe të bëjë biznes me pjesën tjetër të botës. Më shumë gjasa, Teherani do t'i bënte Shtetet e Bashkuara të paguajnë duke përdorur ndikimin e tij të konsiderueshëm për të destabilizuar Irakun, i cili po hyn në një periudhë të trazuar zgjedhore.

Reagimi i Pakistanit Fusha e tretë ku Shtëpia e Bardhë ka folur dhe ka vepruar ashpër pa asnjë strategji pasuese, është Pakistani.

Administrata e ka quajtur publikisht atë vend një strehë terroriste dhe ka pezulluar ndihmën ushtarake për këto arsye. Ky është një impuls tërësisht i kuptueshëm, sepse ushtria pakistaneze ka mbështetur terroristët dhe militantët që veprojnë në Afganistan, madje edhe kundër trupave amerikane, të cilat pastaj tërhiqen në vendet e tyre të sigurta përtej kufirit në Pakistan. Sikur që tha kryetar i shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Mike Mullen në vitin 2011, njëri nga këto grupe terroriste "vepron si një krah i vërtetë i Agjencisë së inteligjencës të Pakistanit". Por të kesh të drejtë nuk është njësoj sikur të jesh i zgjuar. Shumica e ekspertëve parashikuan që Pakistani do t'i përgjigjej veprimit të SHBA-së në dy mënyra: Së pari, duke pasur marrëdhënie më të ngushta me Kinën, vend i cili pa vështirësi mund ta zëvendësojë ndihmën amerikane. Së dyti, ushtria pakistaneze do të nxiste dhunën në Afganistan, duke demonstruar se e ka aftësinë të destabilizojë qeverinë proamerikane në Kabul, ta hedhë vendin në kaos dhe t'i "lidhë" forcat amerikane që janë tani në vitin e 17-të të luftës. Dhe kjo është ajo që ka ndodhur. Kina menjëherë shprehu mbështetje për Pakistanin pas njoftimit amerikan. Dhe në dy javët e fundit, Afganistani ka pësuar një rritje të tmerrshme të sulmeve terroriste. Thomas Schelling, dijetar i strategjisë, fitues i çmimit Nobel, njëherë theksoi se dy gjëra janë shumë të shtrenjta në çështjet ndërkombëtare: kërcënimet kur dështojnë dhe, premtimet kur ato kanë sukses. Pra, shtoi ai, duhet të jemi tepër të kujdesshëm kur të bëjmë ndonjërën prej tyre. Trump dukej sikur e kuptonte këtë, kur paraardhësi i tij bëri një kërcënim ndaj Sirisë në vitin 2013 dhe Trump shkroi: "Deklarata e vijës së kuqe ishte një fatkeqësi për Presidentin Obama." E pra, ai vet sapo ka tërhequr tri vija të kuqe, dhe secila prej tyre ka të ngjarë që të shkelet. BOTA ËSHTË GODITUR NGA PROBLEME THUAJSE TË PAZGJIDHSHME Depresioni post-Davos Pabarazia është në rritje, sidomos në vendet me ekonomi të përparuar Shkruan: Joseph E. Stiglitz Shkruan: Fareed Zakaria FJALIMI I PRESIDENTIT AMERIKAN DREJTUAR KOMBIT A do të shkelen vijat e kuqe të Trumpit? Afganistani ka pësuar një rritje të tmerrshme të sulmeve terroriste.

(Kosova Sot)

18 orë e 27 minuta më parë
10/12/18