Kundër atyre që kundërshtojnë bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën

Kundër atyre që kundërshtojnë bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën
  • 22 August 2018 - 08:07
SHKRUAN: SKËNDER SADRI KAPITI

A ta të cilët janë kundër bashkëngjitjes së Luginës së Preshevës, Kosovës Lindore, me Kosovën janë edhe kundër bashkimit kombëtar, pasi bashkimi kombëtar do të thotë bashkim i të gjitha trojeve shqiptare, ku troje shqiptare janë edhe Presheva, Medvegja dhe Bujanoci. Me bashkimin e tyre me Kosovën nuk bëhet ndarja e Kosovës, por bëhet bashkimi i Kosovës, pasi Kosova sot pa Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin është e ndarë, prandaj ato duhet t'i bashkohen Kosovës, trungut prej së cilës shovinizmi serbo-sllav i shkëputi, gjë të cilën ashtu sikurse edhe shumë ngjarje e histori të tjera po themi se nuk i dinë, por edhe, edhe bëjnë sikur nuk i dinë disa nga ata politikanë, pushtetarë, shtetarë, opinionistë, analistë e media nga Shqipëria, të cilët flasin dhe shprehen kundër këtij bashkimi, por që kurrë shumica e po këtyre, për të mos thënë se të gjithë ata as nuk duan bashkim kombëtar. 

Politika djallëzore Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë pa qenë Lugina e Preshevës e bashkuar me Kosovën do ta lërë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin përfundimisht jashtë bashkimit kombëtar, pasi nuk do të jetë më mundësia për rishikim, korrigjim apo ndryshim kufijsh që të bashkohej pastaj Lugina me shtetin shqiptar të bashkuar. Në Shqipëri filloi të flitet për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën vetëm kur doli në skenë UÇPMB-ja. Askujt mos t'i duket habi se përse politika, opinionistët dhe mediat në Shqipëri, shumica e tyre, nuk e duan bashkimin e Preshevës me Kosovën, si dhe pse edhe jo pak politikanë kosovarë janë kundër këtij bashkimi. Arsyeja kryesore është kjo: se politika e Tiranës në tërësi nuk e do bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, por bashkimi i shqiptarëve do të jetë i pashmangshëm, duan apo nuk duan ata shqipfolës, të cilët haptazi, por edhe me hipokrizi janë dhe punojnë kundër bashkimit. Politika e Tiranës me shumë finesë punon në mënyrë të tillë që ta provokojë, ta nxisë dhe ta bëjë si veten e saj edhe politikën e Prishtinës, pra që ta infektojë edhe atë me indiferencën dhe me neglizhencën ndaj bashkimit kombëtar. Koha, patriotët dhe populli shqiptar si dhe aleatët e shqiptarëve, SHBA-të, nuk kanë për t'i pyetur politikën dhe politikanët shqiptarë, por vullnetin dhe të drejtën e shqiptarëve për shtetin e tyre të bashkuar. Politika e Tiranës në përgjithësi me djallëzinë e saj dhe me hipokrizi nuk është e vështirë për ta lexuar e kuptuar se ajo ka punuar dhe punon me qëllim që të rriten distanca dhe largësia kombëtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke nxjerrë vonesa, pengesa dhe bllokime e "indiferenca", si p.sh. në marrëdhëniet ekonomike, në dogana ku fakt real është së fundi edhe vendosja e taksës së Rrugës së Kombit si një kufi e barrierë mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe jo më shumica nga politika e Tiranës, si pozitë dhe opozitë, të jetë e interesuar dhe se dëshiron bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, e jo më bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën

Politika e Tiranës, si gjithmonë, ka akoma edhe sot vetëm interesin e vet për pushtet Bashkimi kombëtar do të bëhet kundër vullnetit të kësisoj politike, pa i pyetur këta të tillët, do të bëhet për inat të tyre, sepse atë do ta bëjnë shqiptarët dhe aleatët e shqiptarëve. Politika dhe politikanët e kundër bashkimit kombëtar të Tiranës duke e ditur këtë fakt se Bashkimi shqiptar është i pashmangshëm bëjnë tjetrën përpjekje, bëjnë atë që: në këtë Bashkim Kombëtar Kosova të jetë sa më e vogël, me popullsi dhe me territor, pasi politika e Tiranës ka bërë edhe politikën e njerkës me shqiptarët në trojet e tyre jashtë shtetit shqiptar që edhe ata i ka shfrytëzuar vetëm për interesa politike e pushteti. Politika e Tiranës si gjithmonë ka akoma edhe sot vetëm interesin e vet për pushtet dhe jo atë kombëtar dhe politika e politikanët e Tiranës shpresojnë se Bashkimi Kombëtar me një Kosovë sa më të vogël do t'u mundësonte atyre edhe në të ardhmen dominimin dhe sundimin mbi politikën dhe pushtetin edhe pas Bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Prandaj, politikës së Tiranës nuk u dhimbset as Çamëria dhe as Mitrovica dhe po prandaj ata nuk e duan as bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën. Politika e Tiranës e shikon dhe i trajton pushtetin, politikën dhe shtetin si prona dhe çifliqe të tyre dhe prandaj Tiranës nuk i ka interesuar kurrë bashkimi kombëtar, pasi një bashkim kombëtar i shfronëson ata nga të qenit pronar e çiligar të shtetit e të pushtetit dhe të bërit prej tyre çfarë ata duan me to si dhe me pronat ,pasuritë, me pushtetin dhe me drejtësinë e shtetin. Po për interesa të tilla politike, pushteti e pasurimi, korrupsioni e hajnie ka edhe në Kosovë politikanë dhe pushtetarë po të tillë të cilëve nuk u intereson as atyre bashkimi kombëtar. Këtë politikë antikombëtare të Tiranës e konstatuan edhe ndërkombëtarët dhe sidomos SHBA, të cilët e detyruan dhe e mposhtën atë dhe politikanët e Tiranës, duke i detyruar ata me presion që të miratojnë Ligjin e VETTING-ut, ligj i cili do ta pastrojë politikën shqiptare edhe prej individëve jo vetëm të korruptuar e të kriminalizuar, por edhe prej atyre antikombëtarë dhe antiamerikanë. Dhe me këtë politikë të tillë për vetëm interes e pushtet personal Tirana deri diku ka infektuar edhe politikën dhe politikanët e Kosovës dhe të shqiptarëve në Maqedoni. Bashkimi kombëtar është sfidë dhe ndëshkim për politikën dhe politikanët shqiptarë dritëshkurtër dhe pa vizion si të Shqipërisë dhe të Kosovës; Bashkimi do të realizohet si sfidë kundër politikës së interesit personal, korruptiv dhe kundër asaj të painteresuar për interesin publik dhe kombëtar

(Kosova Sot)