A mund të parandalohet një Brexit pa marrëveshje me një grevë të përgjithshme?

A mund të parandalohet një Brexit pa marrëveshje me një grevë të përgjithshme?
  • 21 December 2018 - 07:58

Shkruan: Jolyon Maugham

Dalja brutale nga BE-ja do të rrezikonte qindra mijëra vende pune  

Është koha që njerëzit, punëtorët ta marrin kontrollin. Për qindra mijëra njerëz që do të humbasin vendet e punës, kjo nuk është shaka; për të shpëtuar demokracinë tonë kjo nuk është stërvitje; nuk është provë për të sëmurët dhe të ndjeshmit që do të vuajnë nëse planifikimi i qeverisë dështon.

Dështimi për ta realizuar Brexit-in do të ishte "një shkelje e besimit të popullit britanik", tha kryeministrja në fillim të kësaj jave. Dhe dje, në kuadër të kësaj logjike, ajo bëri një gjë të jashtëzakonshme. Duke pranuar se nuk ka shumicë në parlament për marrëveshjen e saj ajo filloi përgatitjet me zell që ne që të largohemi pa një marrëveshje. Dhe, ja çka dmth kjo. Gavin Williamson tha se do të "kemi 3.500 personel të shërbimit të mbajtur në gatishmëri" - ai duket se parashikon trazira civile. Dominic Raab kishte konfirmuar se ne po merrnim masa për të "siguruar që ka furnizim adekuat ushqimor" dhe Matt Hancock thotë se ne kemi filluar të mbledhim barna. Dhe, nëse planifikimi nç fjalë është adekuat, ne do të vazhdojmë të jemi të sigurt dhe do të kemi mjaft për të ngrënë dhe nuk do të ketë vdekje të mëtejshme. Nëse është adekuate. Ky nuk është një projektim i frikës; secili është një ministër shërbyes ose ministër i kohëve të fundit.

Projektimi i frikës

Efektet nuk ndalen në aspektin afatshkurtër. Zyra për Përgjegjësitë Buxhetore parashikoi, përveç mungesave, një rënie të ndjeshme të çmimeve të aseteve (ju do të jeni më të varfër) dhe një tkurrje në të ardhurat reale (ju do të fitoni më pak). Analiza ekonomike e qeverisë parashikon një goditje prej 7.7-9.3% në GDP-së përgjatë 15 vjetësh. Barra do të bjerë më shumë mbi ata që janë më pak të aftë ta përballojnë atë: në verilindje, veri-perëndim, pjesën qendrore-perëndimore dhe Irlandë Veriore. Të gjithë do të goditen më shumë sesa Londra. Punët e prodhimtarisë dhe fermerët do të goditen rëndë. Projektim i frikës? Rekordi i Zyrës për Përgjegjësi Buxhetore është një parashikim tepër optimist. Analiza e qeverisë është shumë më tepër optimiste sesa analiza "cross-Whitehall" e bërë më herët gjatë vitit. Dhe këtu është një marrje e brendshme: një nëpunës i lartë civil që punon brenda Departamentit për Dalje nga BE-ja (DExEU) më shkroi më parë për atë që ata po e quajnë D1ND (Day One No Deal - dita e parë pa marrëveshje): "sado e keqe të duket nga jashtë ajo është një mijë herë më keq nga brenda ". Kjo gjithashtu duhet të jetë e drejtë - një qeveri e prirë për të Brexit pa asnjë marrëveshje, do të minimizojë dobësitë e saj. Sigurisht, për shumë njerëz, ky vendim nuk ka të bëjë me paratë. Ne nuk e gjejmë atë se kush jemi duke zbrazur xhepat, një qëndrim që kam pasur edhe për pavarësinë skoceze në vitin 2014. Por vetëm 11% e të anketuarve besonin se Brexit do t'i linte më keq. Fushata zyrtare Brexit premtonte të kundërtën në rastin pa asnjë marrëveshje: "Ne do të negociojmë kushtet e një marrëveshjeje të re përpara se të nisim ndonjë proces ligjor për t'u larguar". Ju mund të dëshironi të dilni çfarëdo që të jetë çmimi - por si mund ta dini se votuesit e tjerë kanë ndarë mendimin tuaj? Është e vështirë, për ata që akoma mund të jenë të ndershëm me veten, të pretendojnë se referendumi dha një mandat për dalje pa asnjë marrëveshje. A e gjejmë një të tillë në parlament? Le të shohim së pari Partinë laburiste. Ndërkohë, ndërsa kaleidoskopi politik është zhvendosur dhe ndryshuar, kjo parti ka qëndruar e patundur në një konstante: "dalja nga BE-ja" pa asnjë marrëveshje "është marrëveshja më e keqe për Britaninë". Pozicioni i saj jehon nga sekretari i përgjithshëm i TUC-it (sindikata), Frances O'Grady, i cili thotë se dalja nga BE-ja pa marrëveshje, do të ishte shkatërrimtare për njerëzit punonjës.

Një qeveri e pakicës krenohet me aftësinë e saj për të anashkaluar parlamentin

Por sigurisht që parlamenti duhet ta miratojë atë? Kjo nuk është aspak e sigurt. Beth Rigby, zëvendës redaktorja politike në "Sky News", citon një "burim kabineti" duke thënë se "teknikisht" nuk ka asnjë mënyrë që dalja pa asnjë marrëveshje të bllokohet nga deputetët nëse qeveria nuk vendos asnjë legjislacion ndërmjet tani e më pas për t'i lejuar deputetët të paraqesin amendamente". Jo në referendum dhe jo në parlament. A nuk nevojitet një mandat për këtë ngjarje përcaktuese politike të jetës sonë? A nuk mund të bëjmë asgjë për ta ndaluar atë? A nuk kemi asgjë tjetër veçse peticione dhe marshime? Duke shkruar rreth grevës së fundit të përgjithshme, në vitin 1926, kryeministri i atëhershëm, Stanley Baldwin, thoshte se "qeveria kushtetuese është duke u sulmuar ... Greva e përgjithshme është një sfidë ndaj parlamentit dhe është rruga drejt anarkisë dhe shkatërrimit". këmbën tjetër. Një qeveri e pakicës krenohet me aftësinë e saj për të anashkaluar parlamentin. Kushtetuta jonë paraqet rrobat e reja të perandorit dhe zbulon përfundi vetëm shekujt e vetëkënaqësisë. Partia Konservatore, e dobësuar nga ndarja, është afër kolapsit duke lënë pas një vrimë të zezë që do të na gëlltiste të gjithë neve. Është koha që njerëzit, punëtorët ta marrin kontrollin. Për qindra mijëra njerëz që do të humbasin vendet e punës, kjo nuk është shaka; për të shpëtuar demokracinë tonë kjo nuk është stërvitje; nuk është provë për të sëmurët dhe të ndjeshmit që do të vuajnë nëse planifikimi i qeverisë dështon. Nëse qeveria nuk do të dëgjojë, nëse refuzon ta njohë epërsinë e parlamentit, duhet të kemi një grevë të përgjithshme.

 

(Kosova Sot)