'Kosova Sot' mbi dy dekada shfaq realitet dhe saktësi

'Kosova Sot' mbi dy dekada shfaq realitet dhe saktësi
  • 22 March 2019 - 10:15

"Kosova Sot" mbushi 20 vjet që kur u dogj nga regjimi kriminal serb, por që gjithnjë shpërfaqi realitetin e lartë në shkrimet e nduarnduarta dhe përmbajtësore. Aty përherë ishin temat më të larmishme dhe më realiste që duhet ta ketë një gazetë.

Dhe, s'do mend se ky realizëm arriti vetëm me përkushtimin e madh të botuesit dhe stafit gazetaresk tejet të vyeshëm. Ajo, zaten gjithherë ishte aty ku ishte gjithmonë edhe populli. Aty ku ishte esenca e ngjarjeve. Aty ishte "Kosova Sot". Dhe, përherë ishte aty, ku duhet rrezatuar me llojllojshmërinë e temave dhe me paanshmërinë e lartë të saj në shtjellimin e tyre. Ajo u bë dritë e diell e zemër që rrezon e rrezon me njohuri të reja dhe përmbajtësore. Ajo, para 21 vjetësh u lind si një meteor për ta shfaqur realitetin. Dhe, lindi më 12.09.1998, në kohën e vështirë, kur zhurmonin tanket dhe krisnin pushkët pa ia nda. Dhe, ajo, nën udhëheqjen e botuesit vendosi të botohet.

E, sigurisht nuk ishte lehtë. Andaj, prej asaj kohe "Kosova Sot" varg e vi korri suksese dhe u perfeksionua në një gazetë moderne me një prezantim tejet avancues dhe fare demokratik. E nuk e pati lehtë. Kjo, zaten, kërkoi vendosmëri, angazhim dhe shpërfaqje tejet realiste për temat e llojllojta. Aty, përherë gjeti risi, nxënësi, studenti, politikani, profesori, piktori, muzikanti, futbollisti… Dhe, aty gjetën risi të gjitha shtresat e kombit , dhe, me shpërfaqje të tilla u bë gazeta më e lexuar dhe më e perfeksionuar në vend. Këtë e arriti me punë të ndershme dhe me profesionalizëm të lartë. "Kosova Sot" përherë me informacione tejet realiste S'do mend se "Kosova Sot" përherë në redaktuarën e vet e ka mbajtur vijën e saj të drejtë . Dhe, gjithnjë këtë linjë ajo e mbajti me përkushtimin më të madh. Ajo, këtë realitet asnjëherë nuk e largoj, por përkundrazi e avancoi në perfeksionizëm dhe e formoi në një intelektualizëm fare modern.

Kjo gazetë punoi dhe mendoi drejt. E, këtë drejtësi, ajo asnjëherë nuk e humbi, por e përkrahu dhe e avancoi deri në një demokraci të vërtetë. Kjo demokraci dhe liri e shprehjes përherë u bënë rreze drite te çdo qytetar dhe lexues i ndershëm i vendit tonë. Nuk është lehtë të përkrahet drejtësia demokracia dhe liria e shtypit në këtë kohë kur kanë ngritur kokën parregullsia dhe joligjshmëria. Andaj, me vetëdije të plot 'Kosova Sot' e zgjodhi rrugën e drejt duke mos u bërë satelit i askujt. Por, besa e shikoi punën e vet dhe realitetin e vet. Pa mëdyshje, kjo e arritur rezonuese e bëri këtë gazetë të dashur, humane dhe reflektive me ndërgjegjen e lartë të komunikimit njerëzor. Përherë njerëzorja dhe madhorja e kombit u shfaqen në këtë gazetë. Ajo, rrezaton dhe rezonon përherë me larushinë e temave, ekonomike, politike kulturore, artistike, sportive…pra është gazetë e gjithanshme dhe e dashur për të gjithë."Kosova Sot" vazhdimisht, varg e vi u formua dhe u perfeksionua mbi themelet e moralit njerëzor dhe ndërnjerëzor. Ajo ishte gjithherë promotore e njerëzisë, drejtësisë lirisë demokracisë dhe e fjalës së lirë. A ka më mirë se ta gjesh fjalën e lire dhe të demokracisë? Pa dyshim, "Kosova Sot" me larushinë e temave të shpërfaqura u bë për çdo lexues obligative dhe e dashur. S'do mend se këtë dashuri ia dha me plot dashuri "Kosova Sot". Ajo këtë e bëri me plotëni qe dy dekada dhe lexohet pandalshëm. Kjo dashuri është e sinqertë dhe ky sinqeritet do të mbetet përherë. Ajo është një dritare që vezullon përherë. Ishte dritë dhe rritë e kësaj rritdrite. Dhe mbeti kështu me rritën e saj të sinqertë. Pa dyshim , këtë dritdhënie "Kosova Sot" e stabilizoi dhe tani u perfeksionua deri në një gazetë stabile. Kjo gazetë, pra është obliguese për çdo lexues.

Kjo lexueshmëri nuk u arrit ashtu ad hok. Por, zaten ajo u arrit me ndershmëri dhe me një liri fare demokratike. Liria dhe demokracia është gjithmonë në këtë gazetë. Ajo, besa edhe dallohet nga gazetat tjera në Kosovë, mu në saja të kësaj lirie të shprehjes. Rrjedhimisht ky avancim u bë ngadalë por sigurt. Tani, besa, kjo siguri e lartë e mban gazetën më të qëndrueshme , më besnike dhe bëhet më obligative për lexuesin. Sot, ajo vazhdimisht lexohet dhe përherë u bë pjesë e pandashme e çdo familjeje. Dhe, çdo familje në brendinë e saj e ka "Kosovën Sot". Kjo, zaten me dashamirësi dhe me lexueshmëri do të mbetet gazeta më e dashur dhe më e lexuar në Kosovë. Pa dyshim, 'Kosova Sot' asnjëherë dhe askurrë nuk e kopjoi ndonjë gazetë tjetër. Por, përkundrazi, gazetat e tjera u orvatën ta kopjojnë atë. Por më kot. Kjo gazetë, nuk kopjohet, meqë në brendinë e saj e ka realitetin dhe demokracinë e lartë të shprehjes së lirë. Andaj, s'do mend demokracia dhe liria nuk mund të kopjohen. Atë e ka vetëm "Kosova Sot" dhe përherë do të mbetet "Kosova Sot". Ajo, ishte, është dhe përherë do të mbetet kështu. Gjithmonë do të mbetesh e jona S'do mend se "Kosova Sot" është e hapur për të gjithë. Secili e gjen vetën aty. Dhe, mu për këtë është edhe pjesëtar i rregullt i saj. E, kjo pjesë na u bë edhe e jona. Meqë edhe ne jemi aty. Kjo prezencë e jona u bë themel dhe gurëzim yni. Dhe, ky gurëzim u rrit me rritën tonë e u bë kala. Kala për të gjithë. Pra, u bë kala e madhe e këtij populli të vuajtur dhe të përvuajtur. E, "Kosova Sot" gjithmonë u bë e jona dhe përherë do të mbetet e jona. Kjo rreze drite përherë ishte me ne. Atë nuk e ndajmë dhe asnjëherë nuk do ta ndajmë as sot dhe as kurrë. Andaj, jemi të lumtur me rritën e saj. Ajo u rrit dhe përherë do të rritet edhe më shumë. Në këtë shumësi lumturie ne, do të gëzohemi me lumturinë e saj dhe do të kënaqemi me bukurinë dhe rrëfimin e saj. Këtë rritë e arritje me angazhim dhe me punë fare njerëzore dhe profesionale. Nduarnduarshmëria e të shprehurit sensitive është në brendinë tënde. Ajo, vazhdimisht shpërfaqet dhe do të shpërfaqet edhe tevona dhe gjithmonë.

Ne jemi të gëzuar dhe qëndrojmë ballëhapur me ty dhe me rritën tënde. Sigurisht suksesi juaj është pa dyshim edhe i yni. Dhe, gëzohemi gjithmonë me rritën dhe me realitetin tënd. E, që mbi dy dekada u rritëm bashkë dhe do të rritemi edhe në të ardhmen. Rezonanca e rrezatimit ndjesor dhe përmbajtësor përherë u gjend në faqet tua. Dhe, mbesim me shpresë se edhe në të ardhmen do t'i gjejmë në faqet e tua. Me siguri se po dhe jemi të bindur në këtë. Me siguri do të vazhdojmë gjithmonë rrugën e ndershmërisë me ty, sot nesër e gjithmonë…

(Kosova Sot)