Kush jeni ju që kërcënoni gazetën 'Kosova Sot'...?

Kush jeni ju që kërcënoni gazetën 'Kosova Sot'...?
Kush jeni ju që kërcënoni gazetën 'Kosova Sot'...?

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 30 March 2019 - 08:28

Shkrimin po e filloj me një sqarim, se unë jam gazetar i pavarur dhe nuk paguhem asnjë metelik, sepse shyqyr Zoti jemi duke punuar të gjithë familjarisht në Gjermani, por vetëm dua të shkruaj realitetin dhe asgjë më shumë, sepse nuk lejohet që qentë endacakë të lehin për interesa të tyre personale, që ndërsehen nga udbashët.

Serbia fashiste, përmes argatëve të saj shpirtshitur, kërcënon gazetën më të lexuar në tërë Ballkanin në gjuhën shqipe, që quhet "Kosova Sot", sepse është bërë halë në sy, jo nga sot, por që nga koha e luftës, që pa një pa dy u vu në anën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në anën e popullit dhe kundër ushtrisë gjakatare serbiane, që zotëronte me mjetet më moderne të luftës.

Gazeta u kishte rënë në sy përmes tellallëve të saj, spiunëve dhe udbashëve që ishin me librezë zyrtare që nga viti 1990, se kjo gazetë doli në mbrojtje dhe në përkrahje të kauzës shqiptare dhe atë pikërisht në kohën e duhur kur vendi erdhi në tehun e thikës TË JETË APO TË MOS JETË. Ishte shumë me rëndësi të përkrahej atëbotë, sepse Kosova sulmohej edhe nga hordhitë shoviniste serbiane, mercenarët sllavoortodoksë dhe sidomos nga mercenarët rusë dhe patjetër nga tradhtarët e kombit, që kishin dalë nga hiri i zezënajës së kopeve të staneve të Serbosllavisë. Gazeta derdhej dhe lexohej edhe nëpër istikame, ku qëndronin luftëtarët e lirisë, që kishin qitur shpirtin në pazar, ditë e natë të acartë, edhe për këtë u ra në fërkem të hordhive çetniko-serbe nga zagarët dhe langonjtë dhe kupa u mbush dhe ia behën në derë të gazetës "KOSOVA SOT", e dënuan mos vetë dhe edhe kjo nuk mjaftoi dhe u urdhëruan t´i vihet zjarri dhe e bënë bishat e egra, e dogjën shkrumb e hi, deri në themel e shkatërruan.

U bë gërmadhë, sepse hakmarrja ishte shtazarake, sepse kështu e kishin vlerësuar disa spiunë, tradhtarë dhe langonjtë shqipfolës që kishin formuar edhe shtabe kundër UÇKsë dhe gazetës. Eh, këta kriminelë dogjën edhe librat që ishin bërë gati të shpërndahen edhe në të gjitha ato troje ku flitet gjuha e Arbërit. Iu turrën Kosovës për ta vjedhur deri në palcë Por, gazeta vazhdoi drejt në udhën e kombit, të popullit edhe pas lufte pa i bërë syri fërr. Pas luftës papritmas atë që nuk e kishte menduar asnjë njeri i gjallë, vendin e kapën njerëz të UDB-së serbe, tradhtarë, langonj, hajna, mafiooligarkë, banditë, kriminelë e kryekriminelë që kishin bashkëpunuar me gjakësorët serbianë, kishin burgosur, kishin maltretuar dhe kishin vrarë dhe pastaj kishin festuar me qentë e Serbosllavisë e të qenit plak Titos. Titistët ishin kanceri kombit, kjo farë e ndyrë e gjenit titist, që do të thotë SPIUNË,TRADHTARË, LANGUA, do t´i bjerë hise që të kapin prapë Kosovën dhe jo vetëm këta, por edhe kryebanditë dhe kryehajna që kishin bërë kasaphanë në Kosovë dhe këto grupe mafioze do t´iu turren Kosovës si llavë ujqish për ta vjedhur deri në palcë, do të lidhen me bandat serbiane, do të lidhen edhe me kryehajna që do të shesin vendin si plaçkë pazari dhe do të bashkëpunojnë me serbianët për shitje-blerje tokash. Shih për këtë, disa lehaqenë të këtij soji do ta kërcënojnë gazetën "KOSOVA SOT".

Presidenti Hashim Thaçi po e kërcënon gazetën 'Kosova Sot', duke krijuar kështu një precedent të rrezikshëm për demokracinë e brishtë kosovare dhe lirinë e shtypit. "Ose ndalini shkrimet, ose do t'ju shkatërrojmë...", ka qenë porosia e dërguar përmes lajmëtarit të tij special A. M. , edhe atë 3 herë...Ne tani do t'i përgjigjemi këtij kopili tebdil me inicialet A.M.,por le t´i çojë fjalë kopilit të madh Hashimit, djali të Haxhi shumarit të Brojës, po thonë se qenka president i vendit dhe po ashtu, po i çoj fjalë edhe atyre që i ka rrotull, udbashit të Jovica Stanishiqit, dhe të Zoran Stijeviqit, Batonit të Fazli qelit. Por, ju nuk e dini se ky çuni i Haxhi Brojës, aty rrotull ka edhe spiunin e Mitroviq Jovicës,e te Nikolla Vazurës... Kopilët thonë:"Ndalni shkrimet ose do t´ju shkatërrojmë". Për cilët shkrime e keni fjalën? Për ato shkrime kur Serbia fashiste bënte shkrumb e hi Kosovën, vriste qytetarët, plaçkiti, dhunoi dhe gazeta u vu në anën e UÇK-së dhe popullit? Për shkrimet kur populli vritej dhe digjej i gjallë dhe ju keni bredhur nëpër hotele të "ROGNERIT" dhe me paratë e popullit shkonit pas kurvave dhe pinit e hanit dreka e darka dhe ushtari në vend të jastëkut vuri grumbuj dheu. Për cilat shkrime e kishit fjalën, për ato shkrime që vodhët popullin me qindra miliona euro dhe siguruat pasuri për njëzet-tridhjetë breza dhe populli ikte maleve për t´i shpëtuar sakicës, thikës e hanxharit të serbit, apo kur populli ikte nga dhunimet shtazarake e ju keni bërë dyzen ahengu nëpër hotele më të shtrenjta të Evropës e botës dhe gazeta ka zbardhur të gjitha maskarallëqet tuaja.

Për cilat shkrime e keni fjalën, për atë që vratë shokët tuaj të luftës, që i zutë pritë dhe i vratë në besë, apo e keni fjalën për ata shkrime që zbuluan faktet se si keni bashkëpunuar me serbianët, duke shitur toka për interesa tuaja për të shpëtuar bishtin nga Gjykata Speciale, që punuat me të futme kundër shokëve, apo e keni fjalën për ata shkrime që shitet me kopilin e Titos, Isa Mustafën, që vodhi 800 milionë marka,argatin e Rrahmanzinjve dhe Malit të Zi i shitet jo më pak se 8 mijë e ca hektarë tokë, po ju e keni fjalën për ato shkrime që u futet në pazar me kriminelin, që me dorë të vet ka vrarë shqiptarë, Aleksandër Vuçiqin, Ivica Daçiqin, atë kanabisin andej Drinit, me spiunin dhe këlyshin e UDB-së me librezë zyrtare, Baton Haxhiun, që e keni futur 1/3 e tokës së Kosovës dhe atë "Trepçën",Ujmanin dhe... t´ia falni Serbisë fashiste, apo e keni fjalën për "ZAJEDNICËN" që e sollët këmbëkryq në zemër të Kosovës, për cilin shkrim e keni fjalën, që gazeta i zbardhi të zeza tuaja more gjakzi!? Për cilin shkrim,për cilin...? Karriera juaj politike po vdes Ju more të paudhë, a e dini se jeni përgjegjës i të gjitha mynxyrave në Kosovë dhe me dëlldëllitjet tuaja kërcënoni se akoma nuk e keni kuptuar se ka vdekur Serbia. Ju murtaja e Kosovës me rradaken dhe mendjen tuaj të sëmurë kërcënoni. Ne e dimë se ujqërit e vetmuar nuk kërkojnë tufë tjetër, pos tufës ku kafshojnë hajnisht dhe të uritur, bile të zënë pritë pabesisht. Ndali salltanetet se jeni duke i ndenjur Vuçiqit dhe Daçiqit sus! Dhe, t´i tebdil anonim hape pak trurin dhe mos u bëj pykë e këtyre argatëve serbianë, që kërkojnë të bjerë zjarr dhe të dredhet gjak sërish në Kosovë, se Kosova mjaft gjak ka dhënë.

Dhe, ti këlyshi A.M. leh pa pushuar si zagar i rrahur, vetëm se ta jep një kockë gjakziu e qimziu, Hashim zeza dhe Isa Mustafa, bashkë me ta këlyshët e UDB-së që i kanë kope rrotull, a e di t´ i se këta kanë sharë shqiptarët në çdo tre rreshta, a e di t´i depdil se këta deri në kërthizë janë dekoruar me "ZNAÇKA" nga Serbia, për merita kundër shqiptarëve? Pa, më thuaj njëherë. Përse trazohesh kot, kur askush nuk ta var, ore! Ju nuk jeni asgjë tjetër, pos një rrangallë. E di ju jeni tani në siklet se do të vdisni me karrierën tuaj, prandaj kërkoni sebepe që të krijohet kaos në Kosovë. Jo, gabim e keni bërë hesapin, se askush më nuk ju beson, ju ka dalë boja rrenave dhe mashtrimeve tuaja. Përse nuk i hap sytë ore, nuk të vjen keq se sa gjaku u derdh për këtë liri!? Kohëve të fundit je duke lehur shumë përçart, a nuk të vajti mendja se Kosova akoma ka djem skifteri. Estradë hajnash pa dallim Kosova tani është e veshur me xhaketën e patriotizmit dhe jo me xhaketën titiste dhe milosheviste dhe të një grupi hajnash dhe të atyre që punojnë për shërbimet sekrete të huaja. Ndalu, ore dhe mendohu pak. Ik, or trap dhe mos na shit dëngla dhe ju kërcënoni se pse ju zbuluam se jeni të gjithë pa dallime estradë hajnash. Vetëm një protestë gjithëpopullore juve ju bënë derman. Ç´bëhet kështu!? Përse more popull nuk ngrihemi? E shihni se bandat që ju po i quani parti janë bërë grupim akraballëkësh dhe aq mezi kërkojnë të dalin qelibar, ky soj sojzësesh. Se ne e dimë se pas kujt je lëpirë, deri ku ke ardhur në këtë shkam të berberit. Po,po, e dimë, pa merak fare. Ne e dimë se si ke ardhur! Ju kopilë, keni mashtruar,keni kërcënuar, keni rrejtur votuesit dhe ju gënjen mendja se populli nuk i di të zezat tuaja, edhe se si u pasuruat, se si uzurpuat tokat nëpër qytete të Kosovës dhe se si erdhët nga katundet, ku as dreqi nuk bën ve, po a nuk e dini se e di populli se si ndërtuat shtëpitë .Ju të gjithë të politikës që vodhët dhe tradhtuat popullin dhe u bëtë supermilionerë e haram e paçi për jetë e mot!

Uleni bishtin, ore hajna, si ju tha dje ambasadori zviceran dhe ai anglez? A e dëgjuat, ore kryehajna, ore kryevagabondë dhe nuk ju vjen turp fare. Je një poterexhi dhe dallaveraxhi. Po kush të ndërseu ty more pusht të na kërcënosh që t´i ndalim shkrimet? Po nga e ke avrradin more? Ne t´i ndalim shkrimet! Ju jeni kërmë e shëmtuar, mundohet të na jep mend neve! Eh, ç´më bëre të qeshur kur lexova kërcënimet, edhe hajn, spiun, langua dhe kërcënon. Sa të paguajnë, ore? Përse hiqesh cub, ore kopil, mendon se dikujt i del ujë dhe dikujt gjak? Ju hajna vodhët pa karar, shitet tokën që është mbrojtur me gjak dhe jeni në pazar për të shitur edhe kërcënon, po a e dini se ju jeni bërë. Ju dylberë, a e dini se argumentet janë gjë e madhe për kundërshtarin, t´i pleh i titzmit ç´pate me gazetën dhe prapa shpinës kërkon t´i biesh sakicë e hanxhar natën dhe ditën t´i japësh medalje! Ehu, të vraftë i madhi Zot, e nënë e babë tej e përtej! Jeni sulur si ata zagarët e tërbuar pas kockave, pas hajnisë, duke ndërtuar shtëpi si në San Diego! Kësaj radhe dua të përfundoj se jam ca i lodhur dhe në vazhdim do të dalin shumë të palara tuaja që nuk ia thotë dot goja...

(Kosova Sot)