FL-210 &Cessna 172B

FL-210 &Cessna 172B
FL-210 &Cessna 172B

Fadil Kajtazi

  • 12 April 2019 - 11:20

Fluturimi FL-210 i datës 20 mars 2019 për të cilin publikun e informoi media, rezulton të jetë fluturim ilegal.

Kjo për faktin se autoritetet e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror tëKosovës deklarojë së fluturimi ishte mbi lartësinë 6 metra dhe ështëkompetencë e Hungariakontrol e cila me njëmarrëveshje me Këshillin e NATO-së, kontrollon hapësirën e lartë ajrore të Kosovës, ndërsa fluturimi në fjalë, sipas zyrtarëve të kësaj agjencie, thuhet tëjetë i porositur nga “Hungariakontroll me qëllim tëkontrollit dhe kalibrimit tëshërbimevetëaeronautikës”.

Fakti se (sipas Klan Kosova), një porosi tëtillë e kishte mohuar ta ketë bërëHungariakontroll, shton dilemën e fluturimit misterioz të aeroplanit serb të kompanisë private SMATSA e cila ofron shërbime të specializuara për aviacionin civil dhe ushtarak në fushën e aeronautikës (AIS, AeronauticalInformationServices).

Se fluturimi është ilegal duk do koment nga fakti se të dyja institucionet që merren me menaxhimin e hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës e mohojnë ta kenë bërë një porosi të tillë. Dilema e këtij fluturimi misterioz është se kush në të vërtetëështë porositësi, që sipas gjitha gjasave një gjë të tillë duhet ta ketë bërëndonjë dikaster ministror i Serbisë apo agjencinë dhe me dedikim grumbullim të dhënash për qëllime armiqësore ndaj Kosovës.

Nëse fluturimi do të ishte në funksion të “kontrollit dhe kalibrimit tëshërbimeve të aeronautikës” përpos që do të kishte një porositës dhe do të zhvillohej sipas një protokolli zyrtar, ai do të kishte edhe njëmarshutë tjetër; aj do të realizohej në lartësitë dhe korridoret të cilat i shfrytëzon për komunikacion aviacioni civil i cili e shfrytëzon transit hapësirën ajrore të Kosovës dhe shfrytëzon shërbimet aeroportuale të aeroportit “Adem Jashari”.

Fakti se ky fluturim nuk kishte këto marshuta, por të tjera, tregon se aeroplani i firmës SMATSA ishte kamuflim i aktiviteteve të spiunazhit të realizuar nga Qeveria e Serbisë. Kjo duhet të merret në konsideratë dhee vërtet për disa arsye:

Sëpari, ne kemi tërhequr vërejtjen për mundësitë e mëdha të spiunazhit serbpër ndikimin e aktivitetet e përditshme të jetës shoqërore kosovare. Fakti se fluturimi misteriozFL-210 i datës 20 mars 2019, ishte lajm i vetëm një mediumi dhe me të nuk u morr askush, është bazë për dyshime. Në vendet normale, ky lajm do të ishte top lajm dhe, do të kishte një hetim qeveritar. Fakti se kjo u mbulua me një heshtje dëshmon nivelin e agjenturës influente serbe dhe se faturimi kishte qëllime spiunazhi.

Së dyti, zig - zagui lëvizjes së sinkronizuar në hapësirën kosovarë duke filluar të përshkoi hapësirën territoriale nga Peja, Gjakova, Prizreni, Zubin Potoku Gjilani, nëplanshetë vizatohet një gjurmë në formë të shkronjës “W”, formë kjo që nënkupton lëvizje të sinkronizuar që bëhet me rastin e incizimit tëhapësirës territoriale.

Siç dihet, Ushtria serbe në kuadër të armatimit të vet ka futur sisteme artilerie me gradim digjital i cili ka të domosdoshëm krijimin e hatave digjital. Dhe njëra nga arsyet e fluturimit të këtij aeroplani mundë të jetë“kontrolli dhe kalibrimi” por jo i porositur nga Hungariankontrol, por nga Qeveria e Serbisë.

Me 28.05.1987, gjermani MathiasRust, me një aeroplan të vogël sportiv Cessna 172B,pati realizuar fluturimin e padukshëm nëhapësirën territoriale të Bashkimit Sovjetik, duke aterruar në “Sheshin e Kuq” në Moskë. Kjo ngjarje, simbolikisht shënon fazën e fillimit të dekompozimit të shtetit sovjetik. Shpresojmë që fluturimiFL-210 të mos jetë një ogur i keq. Në katrahurën institucionale që ka përfshirë shtetin e Kosovës, si rezultat i Presidentit të vendit, i cili vetën e ka vënë nëdispozicion tëcopëtimit të territorit të Republikës së Kosovës dhe,Kryeministrit në funksion të rrënimit të marrëdhënieve me aleatët, për qytetarin normal FL-210 është simbolikë e keqe.

(Kosova Sot)