Pa përgjegjësi penale të shtetit serb -Kosova nuk duhet të bisedojë me Serbinë

Pa përgjegjësi penale të shtetit serb -Kosova nuk duhet të bisedojë me Serbinë
Pa përgjegjësi penale të shtetit serb -Kosova nuk duhet të bisedojë me Serbinë

Muhamet Kelmendi

  • 16 April 2019 - 08:49

BE-ja dhe SHBA-ja duhet të jenë të qarta për këtë përgjegjësi të Serbisë

 Askush nuk po përgjigjet për vrasjet e 14 mijë shqiptarëve për përdhunimet e 20 mijë femrave shqiptare, për vjedhjet e dëmet e luftës. Madje, edhe po injorohen krimet dhe terrori nga kriminelët e Beogradit të kryera në Kosovë

Kosova ka mundësi të kërkojë dhe në këtë anë është vonuar shumë që të mbështet bazën e vet të përgjegjësia penale dhe materiale të Serbisë në gjykatat e vendit dhe në Tribunal Ndërkombëtar. Thuhet se Tribunali Ndërkombëtar për Krime krijohet me kërkesën e shteteve anëtare të OKB-së dhe kjo është e vërtetë. Atë e krijon KS i OKB-së. Mirëpo, kjo nuk e ka penguar Kosovën në kryerjen e dy detyrave kryesore brenda vendit dhe jashtë. Mendoj:

1. Në zhvillimet procedurale dhe në nxjerrjen e vendimeve gjyqësore për krime ndaj njerëzimit e për gjenocid, sikundër edhe për dëme materiale dhe morale në vend, nga gjykatat e Kosovës dhe

2. Në paraqitjen e kërkesës legjitime vetë apo nëpërmjet ndonjë shteti anëtar të OKB-së për krijimin e një Tribunali Ndërkombëtar për Krime të luftës dhe për dëme. Këto janë anashkaluar nga Kosova dhe nga faktori ndërkombëtar.

Serbia është ledhatuar.

Pa të drejtë dhe tash po shihet se si po veprohet me kriminelët dhe shtetin kriminal serb.

Askush nuk po përgjigjet për vrasjet e 14 mifë shqiptarëve për përdhunimet e 20 mijë të femrave shqiptare, për vjedhjet e dëmet e luftës. Madje edhe po injorohen krimet dhe terrori nga kriminelët e Beogradit të kryera në Kosovë.

Këtu është edhe shkaku që Kosova duhet të hapë vetë procedurat penale kundër kriminelëve serbë dhe mos të diskutojë dhe as që të futen në bisedime fare me Serbinë pa e marrë shteti serb përgjegjësinë penale dhe pa e bërë kompensimin e dëmit material dhe moral.

Baza juridike ekziston. Beogradi po e mohon dhunën dhe terrorin, gjenocidin ndaj kjo përgjegjësi e shtetit serb duhet të paraqitet si kusht për bisedime.

BE-ja dhe SHBA-ja duhet të jenë të qarta për këtë përgjegjësi të Serbisë.

I takon Kosovës të vendosë këtë rregull juridiko-politik ndaj Beogradit.

(Kosova Sot)