Ardhja në pushtet me protesta të dhunshme

Ardhja në pushtet me protesta të dhunshme
  • 23 April 2019 - 10:40

Ata protestues të dhunshëm që u shkojnë pas Bashës, Berishës , Kryemadhit- Metës nuk e duan Shqipërinë, ose janë “turma pa tru “ siç thoshte Noli. Më 9 prill 1992 , dr. Sali Berisha zgjidhet për kryetar të Shtetit . ... Në maj të vitit 1992 , ripërtërihet edhe hierarkia kishtare e Kishës Ortodokse në Shqipëri apo Kisha Lindore e ritit greko- bizantin. Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale në Shqipëri emërohet Anastas Janulatosi nga Greqia . ... Husamedin Ferraj , (2001 ) Sali Berisha : Ta bëjmë Shqipërinë model të minoriteteve. Arben Puto (2002 ) :Nga pikëpamja organizative bashkimi demokratik i minoritetit grek i quajtur Omonia vepron në 18 rrethe të Shqipërisë dhe ka rreth 200 organizata të saja . ...S.Berisha e njeh pavarësinë e Maqedonisë i pari në Ballkan pa të drejtat e shqiptarëve ( H.Ferraj ).

1993. S . Berisha : Largohuni nga nacionalizmi.

Shqiptarë , serbët e mirë H . Ferraj.

S. Berisha : Historikisht Kosova nuk ka qenë territor shqiptar, H . Ferraj

1995 . S. Berisha kërkon autonomi për Kosovën nën Serbi . ( Human Rights Watch Helsinki - Të Drejtat e Njeriut në Shqipërinë Post-Komuniste , New York ,10 maj 1996 ).

Kur Bota i vuri embargo S.Milosheviqit gjatë luftës në ish- Jugosllavi S. Berisha e furnizonte Serbinë -Malin e Zi me naftë. 1996 S.Berisha : Përpjekje për përmbysjen e Rugovës ( H.Ferraj , Adnan Merovci në librin Një Hap me Rugovën ) . .. 1997 S.Berisha dhe Ismail Kadare kundër UÇK-së ( H. Ferraj ) (2005) . Abdi Baleta : Vajza e Sali Berishës ka punuar në Mitrovicën veriore , ka shkuar për punë deri në Beograd meqenëse ajo në Serbi ka edhe njerëz të gjyshes së saj Milicës ( Gazeta Zëri i së Vërtetës 20 shtator 2017 ,Tiranë ). Dërgimi në Kosovë prej Sali Berishës - vajzës së tij Argita Berisha dhe mikut të saj Lulzim Basha, për të përgatitur akuzat që kishin formuluar qarqet antishqiptare serbe , kundër udhëheqësve të UÇK-së për në Gjykatën e Hagës. Gazeta Zëri i së Vërtetës 20 shtator 2017, Tiranë .

Vjedhja e mbi 230 milionë eurove

Djali i Remzi Hoxhës Ardiani, takim te Kryeministri Edi Rama: Kërkon eshtrat e babës Remzi Hoxhës , i vrarë në Shqipëri 1995 shkaku i zbulimit të takimit të Sali Berishës, Slobodan Milosheviqit dhe Kiro Glihorovit në Ohër dhe të takimit të Bashkim Gazidedës me Arkanin në Shkodër, duke drekuar dhe qeshur. Remzi Hoxha: Ne po përgatitemi për luftë në Kosovë , ju po bashkëpunoni, drejtuar Bashkim Gazidedës . ( Gazeta Republika 5 qershor 2008 dhe TV . TOP NEW 21 dhjetor 2012 ). Sali Berisha ka bllokuar tenderin për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Kosovë- Shqipëri : Me këtë veprim favorizohen tregtarët serbë të energjisë , të cilët kanë lidhje me djalin e kryeministrit Berisha.

Vjedhja e mbi 230 milionë eurove për llogari të Lulzim Bashës e të Sali Berishës, i pari ministër i Transporteve dhe tjetri S.Berisha Kryeministër , duke e lënë rrugën e kombit në gjysmë. Vrasja e 4 qytetarëve protestues para Kryeministrisë më 21 janar 2011 , Berisha -Basha , njëri Kryeministër dhe Basha ministër i Brendshëm. Berisha - Basha njëri kryeministër e tjetri Basha min. i Jashtëm në fshehtësi i shitën Greqisë sip.ujore të vendit 351 klm 2 poshtë të cilës gjenden burime nafte e gazi , këtë tradhti e anuloi Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Eksodi shqiptar i shkaktuar nga gjenocidi ekonomik e politik

Pak para largimit nga pushteti Sali Berisha ka firmosur në fshehësi traktatin për krijimin e Jugosllavisë së Re dhe Shqipëria do të ishte Republikë e 6 -të e saj , ...Gazeta Zëri i së Vërtetës ( 20 shtator 2017 Tiranë).

( 1997 ): Frrok Çupi S.Berisha shpalli gjendjen e jashtëzakonshme; shpërndau armët tek militantët dhe urdhëroi vrasjen pa paramendim të kundërshtarëve; përgatiti parlamentin që të votonte për të si president në turin e dytë .

Preç Zogaj (1998) : Fatura e dëmeve dhe humbja materiale që pësoi Shqipëria gjatë periudhës janar- qershor 1997 e kalon shifrën e 1 miliard dollarëve dhe vjedhja e makinerive të fabrikave për t’i shitur si hekurishte në hekuranën e Nikshiqit në Mal të Zi e gjetkë .

“ Sali Berisha ishte e keqja e madhe e Shqipërisë dhe se vetë largimi i tij me hir a me pahir nga pushteti, nga politika dhe madje nga Shqipëria do t’i hapte rrugë paqes dhe begatisë në vend”.

Ekom.Ylli Limaj , UÇK-ja dhe çarmatosja e saj Tiranë, gusht 1999 f.29 ...Berisha e sundoi popullin shqiptar ekonomikisht dhe ushtarakisht. Robërimi i popullit shqiptar filloi me shkatërrimin e ekonomisë me një vlerë prej 6 bilionë dollarë. Për rrjedhojë, mbeten pa punë 1 milion punonjës. Për të mbijetuar u detyruan të emigrojnë 500 mijë vetë ,ose 15% e popullsisë dhe filluan profesionin e prostitucionit 50 mi femra .Eksodi shqiptar i shkaktuar nga gjenocidi ekonomik e politik i periudhës 1992-1997 u mori jetën 20. 000 shqiptarëve...

(Kosova Sot)