Publikimi i Linda Morinës, dasmat e fëmijëve të këngëtarëve, rrahjet në emisione dhe dalja në skenë si kërpudha pas shiut e Loredana Zefit. Çfarë shoqërie jemi?

Publikimi i Linda Morinës, dasmat e fëmijëve të këngëtarëve, rrahjet në emisione dhe dalja në skenë si kërpudha pas shiut e Loredana Zefit. Çfarë shoqërie jemi?
Publikimi i Linda Morinës, dasmat e fëmijëve të këngëtarëve, rrahjet në emisione dhe dalja në skenë si kërpudha pas shiut e Loredana Zefit. Çfarë shoqërie jemi?

Ilir Muharremi

  • 11 maj 2019 - 09:32

Gjithkund në botë mediat njihen për ndikimin e tyre, por mediat tona kosovare më shumë njihen për lajme politike dhe ato tallava. Ndoshta se faji është se shoqëria jonë është tallava dhe mediat e përdorin këtë. Rrjetet sociale i përdorin e pastaj mediat i plasojnë nga këto rrjete sa për të fituar klikime. 

Mediat mund ta ngritin një person në krye të shtetit, por edhe ta rrëzojnë atë në fund të pusit. Pronarët e mediave janë vetëm aktor fallso, kurse regjisorët janë të fuqishmit. 

Sapo lexon portalet nuk të duhet të përfundosh ndonjë shkollë të gazetarisë ose shkencat e komunikimt masiv, vet mund të gjykosh që nga televizonet e deri te portale ose ato të shkruarat. Kontrollimi bëhet përmes publikimit të reklamave të cilat finansohen e më së shumti këto i bëjnë grupet politike. Por, nuk arrij ta kuptoj përse mediat vrapojnë pas lajmeve kulturore tallava në vend që t’i plasojnë ato me vlerë të mirëfilltë. 

Rasti konkret i cili tashmë po bën bujë mediale është ai i këngëtares Loredana Zefi e cila në Zvicër po akuzohet për mashtrim të një shme të majme parashë. Lajmi nuk po publikohet në Zvicër aty ku e ka vendin, por në Kosovë derisa në shtetin tonë me qindra vjedhje bëhen e nuk bëhet bujë aq e madhe. Aq jemi shoqëri dhe media tallava sa kjo dëshmon pas publikimit të dasmave të fëmijëve të këngëtarëve e nuk është çudi se si pjelli edhe kjo. Kjo është shoqëria jonë.

Zvicra është shtet i fortë dhe nuk e lejon askënd të belbëzoj dhe nëse ishte fajshme ardhja saj në Kosovë do të ishte e pamundur. Është e palogjikshme t’i jepen paratë me dëshirë e pastaj t’i kërkohen, kjo s’ka logjikë. Si duket mediat e bëjnë këtë për klikime. Tjetra nëse parat janë marrë me vullnet atëherë duhet të dëshmohen me dokumenta.

Kosova i jep hapësirë mediale ekstreme një këngëtare e cila si duket po vuan për famën. Mediat në Kosovë brenda ditës të bëjnë i famshëm, sidomos kur ndodh ndonjë kërcënim, ose rrahje në emicion televiziv apo për abuzime seksuale. Më shumë të njohin se sa Marlon Brandon. Linda Morinen, Milaim Zekën, Baton Haxhiun më shumë i njohin se sa Edit Piaf, Andre Boçelli. Ky është mentaliteti tallava i yni. Ai që ofendon ose ai që ekspozohet si budalla gëzon famë më shumë.

Arsyeja përse e shkrova këtë tekst është mllefi kulturor i cili fare nuk trajtohet nga mediat rasti konkret prezantimi i Kosovës në Bienal të Venedikut i cili vetëm shkurt u përmend nga mediat tona, a është një ngjarje tejet madhështore dhe historike. Të hulumothet në saktësi si u prit puna e artistit nga kritika e huaj. E jo t’i jepet hapësirë disa problemeve që nuk na takojnë.

(Kosova Sot Online)